Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Banka e Anglisë “refuzon” presionin inflacionist / Norma e interesit mbetet në nivele të ulta

Banka e Anglisë “refuzon” presionin inflacionist / Norma e

Banka e Anglisë ka sinjalizuar se do të rrisë normat e interesit në "muajt e ardhshëm" në përgjigje të inflacionit të lartë, por nuk mori vendim për një rritje të menjëhershme të tyre.

Të enjten, bordi i Bankës votoi 7-2 në favor të mos ndryshimit nga norma aktuale e ulët rekord prej 0.1%. Guvernatori i bankës Andrew Bailey tha se vendimi ishte paralajmëruar.

Komiteti i Politikës Monetare (MPC) tha se ishte pritje për të parë se si tregu i punës po përballet me përfundimin e skemës së ndihmave financiare për shkak të Covid. . Megjithatë, nuk përjashtoi një rritje të normës në mbledhjen e ardhshme në dhjetor.

Në një intervistë për BBC, Guvernatori Bailey tha se kushtet aktuale ishin të ndryshme, sepse inflacioni po shkaktohej nga "goditjet e ofertës" globale dhe jo nga presioni i kërkesës në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

"Kam frikë se ngritja e normave të interesit nuk do të na sjellë më shumë gëzim" shtoi ai. Por, ai tha se normat e interesit nuk do të kthehen në nivelet e para krizës financiare të vitit 2008. "Ne jemi në një botë me norma të ulëta interesi," tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore