Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Arben Malaj: Çështja Beccheti ka marrë fund, çdo shtyrje kosto ndaj shqiptarëve, SPAK ta hetojë

Arben Malaj: Çështja Beccheti ka marrë fund, çdo shtyrje

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i ftuar në emisionin Breaking në “Top News” e konsideron të mbyllur çështjen Beccheti dhe se çdo afat që shtyhen në dhënien e pagesës së 110 milionë eurove është në dëm të xhepave të taksapaguesve shqiptar, pasi fatura do të rritet nga kamatëvonesat.

Kostoja është 110 milionë euro, por ajo mund të jetë edhe më e lartë për faktin se qeveria ka paguar zyrat avokatore, kontratat e cilave, sipas Malajt, mbahen të fshehura.

‘Ministra duhet të sqarojë se çfarë nënkupton me vendim përfundimtar. Me aq sa kam unë dijeni çështja Beccheti mund të cilësohet e mbyllur. Nga pikëpamja juridike afati trevjeçar për të gjetur të dhëna të reja për të bërë një rigjykim të ri të çështjes nuk e pengon ekzekutimin e vendimit. Nëse e zgjasin atëherë kostoja e faturës do të jetë më e madhe. Hezitimi i SPAK për të mos hetuar cenon rëndë kredibilibilitetin për reformën në drejtësi. Të mos bëhet një hetim në Shqipëri, janë rreth 430 milionë euro  kosto që duhet të paguhet për shkak të vendimeve të Gjykatave”, tha Malaj në “Breaking”

Sipas tij, “Nuk ka asnjë vendim qeveri, ministrie e drejtorie e cila nuk iniciohet pa një person konkret. Në çdo vendim të miratuar, ka një firmë të kryeministrit, nëse mungon është firma e zv/kryeministrit, e që shoqërohet me kundërfirmën e propozuesit, ministrit”.

Mos zbatimi i vendimit të Gjykatës së Straburgut mund të sjellë si pasojë edhe bllokimin e aseteve që Shqipëria mund të ketë jashtë vendit, ndërsa besimi ndaj investitorëve të huaj dhe frika, sipas ish-ministrit Malajt do të ketë pasoja në Shqipëri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore