Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Amnistia fiskale/ “Na mbyti Covid”, Qeveria çon me urgjencë ligjin në Kuvend: Kush përjashtohet

Amnistia fiskale/ “Na mbyti Covid”, Qeveria çon me

Qeveria ka dërguar me urgjencë për miratim projektligjin për aministinë fiskale për miratim në Parlament. Drafti ishte publikuar disa ditë më parë si pjesë e konsultimeve publike, por qeveria duket se nuk ka pritur dhe për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e Covid-19 ka menduar ta dërgojë për miratim në Parlament.

Pikërisht qeveria e lidh emergjencën me situatën e krijuar në ekonomi ka koronavirusi. “Tashmë vendi ynë ndodhet në kushtet kur tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia globale e shkaktuar nga COVID-19 kanë dëmtuar ekonominë, sipërmarrjet, biznesin në tërësi dhe financat publike të shtetit. Prandaj, është e nevojshme që, për të tejkaluar këtë situatë dhe për të mbështetur sipërmarrjet në këto kushte të vështira, krahas stimujve fiskalë që janë miratuar dhe do të miratohen në të ardhmen, të krijohen mundësi edhe për legalizimin e kapitaleve dhe pasurive, të cilat, për shkaqe të ndryshme nuk janë deklaruar apo ligjësuar. Një masë e tillë do të lehtësojë frymëmarrjen e ekonomisë dhe të sipërmarrjeve, duke shtuar burimet financiare legale për financimin e veprimtarive ekonomike dhe rritjen e konsumit”, thuhet në relacionin e qeverisë.

Kush përjashtohet

Në nenin 6 parashikohen subjektet e përjashtuara nga ky projektligj, duke përcaktuar se janë subjekte të përjashtuara nga zbatimi i këtij projektligji: - Subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të
detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si më poshtë vijon:

a) Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri,
Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;

b) Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe
inspektorët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit;

c) Zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në
fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të organeve të vetëqeverisjes
vendore;

ç) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive;

d) Drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ të Shtetit;

dh) Prokurorët, gjyqtarët, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror dhe drejtuesit e zyrave përmbarimore, brenda juridiksionit të çdo rrethi gjyqësor të shkallës së parë;

e) Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore;

ë) Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, drejtuesi dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të Byrosë  Kombëtare të Hetimit, nëpunësit civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe personeli administrativ i Prokurorisë së Posaçme;

f) Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive, në qendër dhe qarqe, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;

g) Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e të kompensimit të pronave, të privatizimit dhe të regjistrimit të pasurisë;

Gj) Zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta;


h) Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës të saj;
i) Drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku;
j) Administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë;

k) Anëtari i institucionit të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posac?ëm i Apelimit dhe komisionerët publikë), Sekretari i Përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me ta, sipas ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

- Subjektet, të cilat kanë qenë mbajtëse të detyrave apo të funksioneve sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij neni, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

- Subjektet e ligjit nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.
- Subjektet, sipas përcaktimit të nenit 16, të aktit normativ nr.1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, miratuar me ligjin
nr.18/2020.
- Personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të ligjit nr.157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.

 

Ligji i plotë i publikuar nga GAZETA SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore