Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit. Denaj flet për fatin e dy projekteve të bllokuara nga pandemia dhe FMN

Amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit. Denaj flet për fatin e dy

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur në “Top Talk” në lidhje me amnistinë fiskale dhe çfarë do të ndodhë me të gjatë këtij viti.

Sipas Denaj, është propozuar një projektligj, i cili është në Komisionin e Ligjeve dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve pritet të ketë ndërhyrje për disa rregullime.

Denaj: Në fakt aministia fiskale në origjinalitet të lancimit kishte dhënien e mundësisë të të gjithë bizneseve dhe individëve para fillimit të vitit 0, të atij viti kur të gjithë këto sisteme të integruara do bëjnë më efektiv kontrollin dhe uljen e abuzimeve. Duke menduar që kjo është një kohë që do zgjasë 1 vit, 1 vit e gjysmë, aministia fiskale i vinte në ndihmë të gjitha bizneseve që në 30 vite, duke punuar në sektorë të caktuar, por duke punuar në mënyrë të ndershme, të kenë mundësi që ato deklarime që ju i përmendët më parë t’i rregullonit dhe në këtë mënyrë të kishit një insentiv fiskal, përfshijmë dhe individët.

Ka shumë individë që mund të kenë “evaduar” sistemin fiskal, por rrogat kanë nga burimet e sigurta dhe të pastra dhe u lançua një paketë fiskale, e cila në të gjithë herët që paketat e amnistisë janë lançuar dhe nuk është hera e parë që flitet për amnisti fiskale në Shqipëri, të gjitha amnistitë fiskale të mëparshme kanë rezultuar joefektive sepse nuk janë shoqëruar me një amnisti penale. Të dyja të ndërlidhura u propozua një projektligj, i cili sot është në Komisionin e Ligjeve pasi Komisioni i Ligjeve thonë që edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve ka nevojë për disa hapësira dhe rregullime.

Sa i përket legalizimit të kanabisit, një çështje që krijoi shumë debat vitin e shkuar, Denaj tha se do të diskutohet pasi të ketë sërish balancë sepse aktualisht fokusi mbetet tek rindërtimi dhe pandemia.

Denaj: Viti i kaluar ka pasur disa iniciative, të cilat nuk dolën vetëm në Shqipëri, por vijnë të implementuar nga vende të tjera të botës dhe kjo e fundit sidomos nga vendi fqinj, i cili realizoi goxha të ardhura. Ne kemi dashur të marrim eksperiencat më të mira të vendeve dhe t’i aplikojmë. Por viti i kaluar ishte një vit ku pandemia, rindërtimi, masat fiskale, riakomodimet në buxhet të shtetit morën vëmendje më të madhe, kështu që sigurisht ajo e zhvendosi fokusin dhe sapo kjo qetësia midis balanceve të rivendoset, do të diskutohet.

Për vitin 2021, Denaj u shpreh se parashikohet një reduktim i borxhit dhe një rritje ekonomike përtej asaj që ishte parashikuar nga institucionet ndërkombëtare financiare.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore