Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Elbasan

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim

ELBASAN - ALBtelecom beson se zhvillimi i shoqërisë dhe progresi i tij inovativ qëndrojnë të lidhura ngushtësisht me edukimin e brezit të ri.

Me dëshirën për të nxitur leximin dhe për të ushqyer mendimin kritik te fëmijët, ALBtelecom dhuroi në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri libra me tematika të ndryshme edukuese e argëtuese, duke pasuruar kështu bibliotekën ekzistuese të shkollës. 

Në një event të organizuar në mjediset e kësaj shkolle, me pjesëmarrjen e Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Z. Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë së qytetit të Elbasanit, Znj. Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e ALBtelecom, mësuesve dhe nxënësve u dorëzuan donacionet, që konsistuan në dhurimin e librave për bibliotekën dhe  shumë pajisjeve e orendive ndihmëse për shkollën.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e ALBtelecom, shprehu kënaqësinë se ky dhurim do të shërbejë për një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë, siç është edukimi cilësor.

“Jemi të kënaqur për këtë donacion dhe kontributin tonë do ta zgjerojmë edhe në shkollat e tjera. Një kompani dhe markë historike siç është ALBtelecom dhuron në një shkollë historike dhe kjo është një sinergji  kuptimplotë, ku  përçohen ndër breza tradita, vlerat dhe historia.”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Kushi shfaqi mirënjohjen për këtë kontribut të ALBtelecom dhe u shpreh entuziaste që kjo kompani e ka kaq të zhvilluar përgjegjësinë e vet sociale, të orientuar drejt arsimit.

“Në çdo kohë dhe në çdo vend nuk ka investim më të mirë se arsimi. Ne besojmë se zhvillimi i dashurisë për leximin është thelbësor për zhvillimin e përmirësimin e aftësive te nxënësit.”

ALBtelecom ofron mbështetje të vazhdueshme për sistemin arsimor në vend, me besimin se edukimi është zhvillimi më i rëndësishëm në jetët tona dhe me dëshirën për të kultivuar dashurinë për dijen, duke i zgjeruar sa më shumë aksesin e brezave të rinj në informacion dhe njohuri.

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “NaimALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “NaimALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “NaimALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim

 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore