Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Alarmi i biznesit amerikan/Kim: Gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit tërheq më shumë investime

Alarmi i biznesit amerikan/Kim: Gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, reagoi pas publikimit të raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, që tregonte për një rënie të besimit të biznesit në Shqipëri edhe për vitin 2020.

Ambasadorja amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit ligjor dhe biznesit.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e vendos theksin tek domosdoshmëria e një gjyqtari të “pastër” dhe vijimin e ndjekjes ligjore të korrupsionit, që “do të tërheqë më shumë investime amerikane dhe do t’u japë shqiptarëve një mundësi të mirë për të përparuar

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit ligjor dhe biznesit. Rregulla të qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë më shumë investime amerikane dhe do t’u japë shqiptarëve një mundësi të mirë për të përparuar”, shkruan Kim në Twitter.

Ky është viti i dytë me rënie të Indeksit pas asaj të vitit 2019 kur rënia e besimit ishte 5 për qind. Në studim thuhet se Indeksi i Besimit në vitin 2018 ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind. Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së bizmesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për anëtarët e saj, aktualisht 220 kompani vendase dhe shumëkombëshe.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore