Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Akuzat për Oligarkët, Rama: Robin Hudët e PD me taksën e sheshtë u falin atyre 200 milionë usd

Akuzat për Oligarkët, Rama: Robin Hudët e PD me taksën e

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje opozitës, të cilët e akuzojnë se po ndihmon biznesin e madh, duke i cilësuar si oligarkë. Rama duke komentuar taksën e sheshtë 9 %, si premtim i PD-së Rama deklaroi se nëse zbatohet për të gjitha kategoritë, 100 bizneseve të mëdhenj u fal 200 milionë euro nga arka e shtetit.

Rama duke nxjerrë edhe tabelat e taksimit në 8 vitet e qeverisë së tij, u shpreh se kanë paguar 260% më shumë se sa në qeverisjen se PD-së. Taksa e sheshtë sipas tij, vë në të njëjtën barrë fiskale ato që fitojnë më pak, pra më të dobëtit dhe ato që fitojnë më pak.

“Këta Robin Hudët që do të çlironin popullin, do t’ua ulin tasin njësoj si ato që kanë furrat e bukës dhe deri te zinxhiri i ndërmarrjes së oligarkut. Për këtë që fiton miliona e miliona lekë nuk ndjehet taksa 9% kur shkon e blen ushqime. Atij 3% që fiton ku e ku më shumë këta duan t’ia lënë në xhep një dynja me lekë, që taksa progresive ka 7 vjet që ua merr për shtetin. Po si ka mundësi që në këto kushte të vështira për popullin tonë që punon e sakrifikon edhe në kushtet e shtrëngesave të tepërta të pandemisë këta kanë guximin Shqipëria fiton duke ulur nga 15 në 9% taksën e fitimeve të pikërisht të atyre që në këto 7 vjet e kusur që mua m’i kanë hedhur në kurriz duke i përdor si gjyle balte mbi fytyrën time dhe duke i gjuajtur me topat e shpifje e akuzave dhe mbi flamurin e Partisë Socialiste. Po s’i mund të tallen këta me të gjithë ju o njerëz të mirë që punoni e fitoni me punë të ndershme e atë pagë e çoni në familje duke numëruar çdo qindarkë”, tha Rama.

PS ka në programin e saj që të mbajë taksën progresive 15% ndaj biznesit të madh dhe të mos ta ndryshojë. 

Akuzat për Oligarkët, Rama: Robin Hudët e PD me taksën e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore