Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

A do ta rimarrin vete kriptot? Parashikimet për Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera pas goditjeve të kësaj jave

A do ta rimarrin vete kriptot? Parashikimet për Bitcoin dhe kriptovalutat e

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera nisën të rifitojnë vlerë mëngjesin e së premtes, pas rënies në nivelet më të ulta të muajit të fundit. Kriptovaluta më e madhe në botë, tashmë vlerësohet rreth 57 mijë e 230 dollarë, pas rënies poshtë 56 mijë dollarëve brenda një nate.

Kanë kaluar vetëm 9 ditë që nga ditët kur Bitcoin arriti vlerën e saj më të lartë historike, prej pothuajse 69 mijë dollarë. Megjithatë, që prej këtij momenti, të gjitha kriptovalutat kanë hyrë në një trajektore rënëse dhe brenda një jave vlerat e tyre u goditën tre herë. Bitcoin ka humbur rreth 17 për qind të vlerës së saj që nga rekordi historik dhe monedhat e tjera digjitale e kanë ndjekur.

Miliarda dollarë janë “zhdukur” nga tregu i kriptovalutave. Ethereum aktualisht vlerësohet në rreth 4100 dollarë, nga 4800 që ishte javën e kaluar. Solana, Ripple, Cardano, Dogecoin dhe Shiba Inu që të gjitha kanë pësuar humbje të ngjashme në vlerë.

Por nga buron kjo humbje e kriptovalutave dhe a mund të ringrihen? Rënia e së hënës mund të jetë shkaktuar nga disa faktorë. Një prej tyre është refuzimi i autoriteteve amerikane për t’i pranuar në një fond këmbimi, që me gjasë do të shihte miliarda dollarë të tjera që do të vërshonin në tregun e kriptovalutave.

Kina gjithashtu ka bllokuar të gjitha transaksionet, që ishte edhe njëra prej arsyeve që ka shkaktuar rëniet në të shkuarën të Bitcoin. Komisioni i Zhvillimit Kombëtar dhe Reformave tha të martën se do të vendosë çmime ndëshkuese për disa miniera kriptovalutash në vend.

Dollari gjithashtu është forcuar kundër valutave të tjera, por edhe kundrejt kriptovalutave. Pjesërisht kjo vjen nga rritja e interesave, që ndihmojnë në uljen e inflacionit.

Një tjetër arsye mund të jenë edhe komentet negative për kriptovalutat të bashkëthemeluesit të Tëitter Ned Segal. “Të investosh para në asetet e kriptovalutave është një idiotësi”, tha ai.

Në krye të arsyeve, gjithsesi, është se kriptovalutat duket se e kanë arritur ciklin e tyre natyral. Njerëzit përpiqen që t’i shesin asetet që kanë kur çmimet për to janë të larta dhe kjo ndodhi javën e kaluar dhe shitjet e mëdha mund të shkaktojnë ulje të vlerës.

Analistët dhe investitorët janë të paqartë në lidhjen me të ardhmen e Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera. Në Holandë parashikojnë sërish se brenda muajit dhjetor, Bitcoin mund të shkojë deri në 135 mijë dollarë. Parashikimi është i kompanisë analitike Plan B. Ky grup ka parashikuar me përpikmëri luhatjet e këtij tregu në të shkuarën.

Të tjerë janë më pesimistë. “Stack Funds” thotë se Bitcoin mund të vazhdojë të humbasë vlerë deri në fund të këtij viti. “Banz Capital” thotë se tregu është i qëndrueshëm dhe se Bitcoin po shitet nga 55 deri në 65 mijë dollarë, njësoj si në periudhën shkurt-maj të këtij viti.

Pothuajse në të gjitha shtetet tregu i kriptove është i parregulluar dhe njerëzit marrin përsipër vetë rrezikun. Të gjitha investimet në kriptovaluta vlerësohen me risk të lartë, por ekspertët paralajmërojnë se investimi në disa prej tyre mund të jetë më i rrezikshëm dhe këtu paralajmërojnë për kriptovalutën Shiba Inu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore