Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

5 arsyet për të ndjekur "Huawei Connect 2021"

5 arsyet për të ndjekur "Huawei Connect 2021"

Huawei, një nga udhëheqësit global të TIK-ut do të zhvillojë online eventin "Huawei Connect 2021", që nis të enjten me 23 shtator, nga ora 10:30 deri në orën 15:30.

Tema kryesore e tij do të jetë "Lundrimi në dixhitalizim", e cila eksploron mënyrën si produktet dhe zgjidhjet novatore të Huawei do ta bëjnë organizatën apo kompaninë tuaj më efikase dhe produktive në një botë që po shkon gjithnjë e më shumë drejt dixhitalizimit. Pandemia COVID-19 na tregoi se shumë gjëra në jetën tonë të përditshme ndryshuan, që nga mënyra si mësojmë e deri tek mënyra se si fitojmë.

Duke ditur se është e pamundur që gjërat të bëhen si më parë, Huawei vjen për të ndihmuar organizatat të ecin me kohën, për të siguruar produktivitetin dhe efikasitetin maksimal. Nëse kjo nuk mjafton, më poshtë janë 5 arsyet pse ia vlen të ndiqni eventin "Huawei Connect 2021."

1. Merrni informacion mbi teknologjinë më të fundit të Huawei

Informoheni për projektin e Huawei për të përdorur Inteligjencën Artificiale, 5G dhe cloud për të ndihmuar organizatat të lundrojnë në botën dixhitale. Pajisjet e Huawei po krijojnë kampuse më të sigurta dhe më inteligjente. Pra, mund të ofrojë pajisje tepër inteligjente për organizatën tuaj.

2. Mësoni rreth strategjisë së transformimit dixhital të Huawei

Fillimi i pandemisë COVID-19 nënkuptoi që pothuajse gjithçka duhej bërë në mënyrë dixhitale. Shumë kuptuan se sistemet e tyre nuk ishin gati për këtë transformim dhe u gjetën të papërgatitur. Kështu, një pjesë e mirë e diskutimit do të fokusohet te rëndësia e transformimit dixhital dhe mënyra si do të zbatohet. Po ashtu do të eksplorohen zgjidhjet dhe produktet që Huawei do të ofrojë për të siguruar që organizata juaj përshtatet me ndryshimet që vijnë në këto kohë.

3. Takoni virtualisht drejtuesit e industrisë

Përveç se do keni mundësinë të jeni pjesë e të njëjtës dhomë virtuale me drejtuesit e mëdhenj të industrisë, do të keni mundësinë të parashtroni çdo pyetje që keni për ta. Ky samit lejon të takoni emra të mëdhenj në industrinë e TIK-ut dhe të fitoni njohuri nga eksperienca e tyre. Këshillat apo sugjerimet e tyre mund t`i japin organizatës tuaj një orientim drejt rrugës së duhur.

4. Mësoni të parët nga ekspertët e Huawei se çfarë mund të sjellë kjo kompani për organizatën tuaj

Do keni mundësi të veçantë të ndani sfidat me të cilat po përballet organizata juaj, dhe ekspertët e Huawei do të rekomandojnë zgjidhjet dhe produktet që janë të përshtatshme sipas rastit. Po ashtu do keni mundësinë të angazhoheni me partnerët e kompanisë të cilët do sugjerojnë infrastrukturë novatore dixhitale që do të sjellë dixhitalizimin e organizatës tuaj.

5. Mundësitë janë të pafundme!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore