Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

4.4 milionë fluturime të anuluara, rrezikohen 44 milionë vende pune në gjithë botën

4.4 milionë fluturime të anuluara, rrezikohen 44 milionë vende

Që nga data 1 mars i këtij viti e deri tani janë anuluar 4.4 milionë fluturime. E ndikimi i koronavirusit në udhëtime mund të kushtojë deri në 46 milionë vende pune në të gjithë botën, sipas parashikimeve të botuara nga një grup i industrisë së aviacionit.

Grupi i Veprimit të Transportit Ajror (ATAG) parashikoi që rënia e udhëtimit dhe një rikuperim i ngadaltë do të kërcënonte 4.8 milionë punëtorë të aviacionit dhe më shumë se gjysmën e 87.7 milionë punëve totale të mbështetura direkt ose indirekt nga sektori, në industritë e lidhura të kohës së lirë dhe zinxhirët e furnizimit.

“Ne dimë se shumë vende pune në transportin ajror dhe ekonomia e gjerë që mbështetet në aviacion, janë në rrezik”, tha këtë të mërkurë, Michael Gill, i cili kryeson grupin që përfaqëson linjat ajrore, aeroportet, prodhuesit e avionëve dhe sektorë të tjerë.

Ky paralajmërim erdhi pasi linjat ajrore ulën parashikimin e trafikut të vitit 2020 midis shpërthimeve të reja të Covid-19 dhe kufizimeve të udhëtimit që errësuan opinionin. ATAG është shprehur se gjetjet e saj u mbështetën në kërkimet nga parashikuesi i “Oxford Economics”.

Linjat ajrore po u bëjnë presion qeverive të braktisin karantinat apo të heqin masat e tjera kufizuese të udhëtimit, e të nisin me testimin e shpejtë të Covid-19 në aeroporte.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore