Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

408 ndërmarrje të huaja u mbyllën/ Nuk i rezistuan dot krizës për shkak të pandemisë

408 ndërmarrje të huaja u mbyllën/ Nuk i rezistuan dot

Viti 2020 ishte i vështirë për bizneset si pasojë e pandemisë Covid-19, duke bërë që shumë prej tyre të ulin qepenat. Sipas të dhënave të Instat, vitin e kaluar 408 ndërmarrje të huaja e me pronësi të përzier mbyllën aktivitetin duke mos i rezistuar krizës

Pjesa më e madhe e subjekteve të falimentuara ishin ndërmarrjet italiane e izraelite, teksa reduktim të numrit të bizneseve aktive shënuan edhe ato me pronarë nga Greqia, Kosova e Turqia.

Ish-kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crowford shpjegon se mbyllja e tyre lidhet kryesisht me efektet e pandemisë dhe është e përkohshme.

“Besoj që ata që kanë ikur tani janë më shumë prej pandemisë. Vetëm pak ditë më parë disa investitorë izraelitë u larguan nga vendi dhe më thanë se do rikthehen sërish. Shqipëria nuk është ende vendi më konkurrues në rajon.” Mark CroWford, ish-kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë
Për Crowford, klima e të bërit biznes në Shqipëri nuk është më e mira ndër vendet e rajonit. Ai rendit problemet dhe kushtet që do ta përmirësonin atë.

“Investitorët nuk dinë ku të fillojnë, nëse vijnë të investojnë normalisht baza është toka dhe nëse ata duan të blejnë diçka dhe fillojnë me problemet me pronarët e tokës. Nëse e bëjmë vetëm këtë do të kemi një ndryshim shumë të madh. Aspekti për krimin e infrastrukturës, të dhënat për kadastrën dhe infrastruktura për ndërmjetësues financiarë më të gjerë atëherë zinxhiri do funksionojë.” Mark Crowford, ish-kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Në raportin e fundit të “Doing Bussines” Shqipëria u rendit në vend të 82 për klimën e të bërit biznes, duke humbur 19 pozicione ku veç çështjeve të pronësisë, sipërmarrësit e huaj evidentonin si problematike edhe korrupsionin dhe ndryshimet e shpeshta ligjore. / Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore