Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shoqata e hidrokarbureve, e drejtuar nga Kastrati reagon ndaj deklaratës së Bashës për kontrabandën e naftës

Shoqata e hidrokarbureve, e drejtuar nga Kastrati reagon ndaj deklaratës

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve reagoi sot me deklarate zyrtare se, pretendimet për kontrabandimin e tregtimin të hidrokarbureve në masën 30 për qind nuk ekziston. Kjo deklaratë u lëshua dje nga salla e Parlamentit, nga lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Shoqata drejtohet nga Luigj Aliaj, një bashkaksioner i kompanisë së naftës, ku bën pjesë edhe Shefqet Kastrati. Kompania quhet CONTINENTAL GROUP dhe si Aliaj dhe Kastrati zotërojnë 50% të aksioneve.

Basha deklaroi se “30 për qind e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë! Humb shteti, humbin qytetarët dhe ky ka qenë një moment qetësie dhe hardisjeje e madhe nga ana e pjesëmarrësve. Se ata e dinë se si ka mundësi kjo 1/3 e karburantit të hyjë kontrabandë?!”.

Kjo gjë solli edhe reagimin e kësaj shoqate. " Ka vite që ndërkombëtarisht është Gjurmimi Satelitor i Trafikut te Anijeve dhe në çdo kohë autoritetet marrin të dhëna për çdo anije që në ngarkese për sasinë, vendin ku ngarkon dhe e kryqëzojnë me deklarimet e tyre në portin e shkarkimit.  Sa me sipër dhe plot argumente të tjerë që nuk e gjejmë me vend te citohen këtu, deklarojmë se jo vetëm nuk ekziston kontrabanda ne këtë sektor dhe sidomos në atë të importit por edhe po të tentohej nga ndonjë subjekt është realisht e pamundur të realizohet. Sa me sipër do t’ju luteshim te mos godasin me akuza te pabazuara ne këtë sektor pasi është sektori i vetëm i integruar dhe përfshirë në sistemin financiar global dhe akuza të tilla mund të bëjnë që të humbet besimi nga agjentet e bursës që realizojnë çdo ditë në Bursën e Londrës transaksione për llogari të kompanive shqiptare", thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Deklarata e plotë

“Duke parë që në mes të luftës politike e mediatike që zhvillohet në vendin tonë, shumë herë duke mos marrë parasysh fakte dhe logjiken, futet në mes edhe biznesi për tu përdorur. Siç po ndodh edhe këto ditë ku jashtë çdo logjikë e fakti aludohet se në sektorin e hidrokarbureve ndodh një kontrabandë me rreth 30% e sasisë që hidhet në treg. Duke mos pasur asnjë dëshirë të përfshihemi në këto lloj debatesh e ndiejmë detyrim para opinionit publik dhe partnereve tanë të bëjmë transparence logjike e faktike për këtë te pavërtetë me argumentet si vijon:

1-Ecuria e sasisë së zhdoganimit te karburantit në 10 vitet e fundit:

a). Si 9-te mujor në vite zhdoganimet rezultojnë në këto nivele:

– Viti 2009 335 mijë Ton

– Viti 2010 362 mijë Ton

– Viti 2011 309 mijë Ton

– Viti 2012 312 mijë Ton

Këto ishin sasitë e zhdoganuara nën qeverisjen e opozitës së sotme (Viti 2013 është i përbashkët dhe nuk po e marrim parasysh)

-Viti 2018 378 mije Ton

– Viti 2019 383 mijë Ton

– Viti 2020 387 mijë Ton

– Viti 2021 462 mijë Ton

Shoqata sqaroi se vetëm këto shifra tregojnë qartë se në sektorin e hidrokarbureve ka një ritëm rritje të zhdoganimeve normal me ritmin e rritjes ekonomike dhe mjeteve motorike. Duke parë 9-të mujorin e parë të këtij viti do ti luteshim autoreve të kësaj akuze në çfarë sektori mendojnë se konsumohet 30% i kontrabandës së këtij viti, i cili i bie të jetë 138 mijë Ton për këtë Vit.

2-Përveç të tjerave në këtë treg operon dhe një kompani që merret me markimin dhe gjurmimin e karburantit të pazhdoganuar, pra kontrabandë e cila për fat është dhe kompani e huaj dhe përveç detyrimit ligjor që ka për të kontrolluar ne këtë sektor, ka dhe interes shumë të madh për vetë pasi janë miliona euro që do ti iknin nga malli kontrabandë. Për këtë çdo subjekt i angazhuar për të mbrojtur interesin publik mund të bashkëpunoj me kompaninë e sipër cituar për të kuptuar dhe kapur se ku konsumohet ky mall kontrabande i pazhdoganuar.

3.Duke qenë se sektori i hidrokarbureve është kontribuuesi me i madh në buxhetin e shtetit më rreth 1 miliard euro në të gjithë ciklin e tij të tregtimit, vetë qeveritë njëra pas tjetrës kanë nxjerrë vendime që kanë herë që ky sektor me vite të jetë i fiskalizuar 100%. Që nga shkarkimi i anijeve e deri tek konsumatori i fundit çdo transaksion është online për autoritetet. Ka vite që ndërkombëtarisht është Gjurmimi Satelitor i Trafikut te Anijeve dhe në çdo kohë autoritetet marrin të dhëna për çdo anije që në ngarkese për sasinë, vendin ku ngarkon dhe e kryqëzojnë me deklarimet e tyre në portin e shkarkimit. 

Sa me sipër dhe plot argumente të tjerë që nuk e gjejmë me vend te citohen këtu, deklarojmë se jo vetëm nuk ekziston kontrabanda ne këtë sektor dhe sidomos në atë të importit por edhe po të tentohej nga ndonjë subjekt është realisht e pamundur të realizohet. Sa me sipër do t’ju luteshim te mos godasin me akuza te pabazuara ne këtë sektor pasi është sektori i vetëm i integruar dhe përfshirë në sistemin financiar global dhe akuza të tilla mund të bëjnë që të humbet besimi nga agjentet e bursës që realizojnë çdo ditë në Bursën e Londrës transaksione për llogari të kompanive shqiptare.

Gjithashtu, kërcënohet besimi që bankat ndërkombëtare kane krijuar ndaj subjekteve shqiptare dhe për dijeni i gjithë produkti i depozituar në depozitat tona bregdetare është i financuar prej tyre.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore