Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

3 tenderat e fundit/ Akuzat e PD: Qeveria shpenzoi mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit për blerjen e energjisë

3 tenderat e fundit/ Akuzat e PD: Qeveria shpenzoi mbi 10 milion euro nga

Teksa çdo ditë po diskutohet për krizën energjetike dhe të gjithë janë në pritje të planit që do të bëjë me dije sot kryeministri Edi Rama, PD ka treguar me shifra se çfarë ndodhi me 3 tenderat e fundit.

Sekretari i grupit parlamentar të PD Arbi Agalliu përmendi tre tendera, në të cilët çmimi i energjisë elektrike u ble shumë herë më shtrenjtë se sa në bursë. Në tenderin e parë, e blenë me 4 milionë euro me shumë, në të dytin me 2.5 milionë euro më shumë ndërsa në të tretin me 3.4 milionë euro.

Në total, Agalliu thotë se qeveria shqiptare shpenzoi mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ndër të tjera theksoi se nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë, por korrupsioni i kësaj qeverie, aferat në këto tendera.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, ARBI AGALLIU

3 tenderat e fundit/ Akuzat e PD: Qeveria shpenzoi mbi 10 milion euro nga

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Prej kohësh po flitet për rritje të nivelit të çmimeve të produkteve që konsumojmë. Prej kohësh ju po ndjeni në xhepat tuaja pamundësinë financiare për të përballuar këto çmime.

E sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri njoftoi tragjedinë, apo fatkeqësinë e tretë natyrore, që është rritja e çmimit të energjisë elektrike si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursë.

Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera.

Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare.

Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër.

Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit.

Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie. Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve. Faleminderit!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore