Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika, që do t’i kushtojë buxhetit 200 milionë euro.

Në këtë plan garantohen çmime të pandryshuara energjie për familjarët dhe biznesin e vogël si dhe furnizim i pandërprerë me energji elektrike në vend.

Për ekspertin Lorenc Gordani kjo kosto në buxhet është një kambanë alarmi për një reformë të thellë në sektorin e energjisë. Shqipëria nuk duhet të sigurojë më energji në mënyrë të paplanifikuar, por me kontrata afatgjata:

Lorenc Gordani: “Tregu energjetik nuk funksionon me prokurime publike as me ankande. Në të gjithë Evropën funksionon me bursa energjetike. Nëse ne do të kishim një bursë qoftë kombëtare apo rajonale do të kishim maksimizuar fitimet nga shitja e energjisë, ndërsa në këtë skemë ku jemi, do mbetemi pafundësisht të detyruar të përballojmë luhatjet e tregut.”

Për shkak të emergjencës qeveria gjithashtu i ka kërkuar tre kompanive publike OSHEE, KESH dhe OST të ndalojnë investimet e tyre.

Eksperti Gordani shprehet se kjo mund të sjellë një kosto për qytetarët, në mënyrë indirekte.

“Nuk do bëhen investimet e rëndësishme në dy drejtime, për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit. Duhet të kuptojmë që OSHEE duhet të bëjë 50 mln euro investime në vit, për të ulur me 1% humbjet në rrjet. Këto investime nuk do të bëhen më dhe humbjet e rrjetit në Shqipëri janë ndër më të lartat në Evropë. Këto humbje të gjitha faturohen tek qytetari nga ana e shpërndarësit", thotë ai.

Kriza që ka pushtuar globin nuk parashikohet ende sa do të zgjasë, ndërsa çmimet e produkteve energjetike nuk pritet të kthehen më në nivelet që ishin. /Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore