Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

14 marrëveshjet Tiranë-Prishtinë, Konfindustria: Nuk prekën thelbin, ja çfarë i nevojitet biznesit

14 marrëveshjet Tiranë-Prishtinë, Konfindustria: Nuk prekën

Të 14 marrëveshjet e firmosura në Tiranë mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipëisë nuk e kanë gëzuar një pjesë të biznesit shqiptar. Gjergj Buxhuku, drejtuesi i Konfindustrisë shprehet se të 14 paktet e sigluara nuk prekin thelbin dhe atë që pret biznesi i dy shteteve të të njëjtin komb. Më anë të një deklarata Buxhuku thekson se duhet të krijuar Tregu i Përbashkët Kombëtar.

“Konfindustria vlerëson, se Shqipëria dhe Kosova në ekonomi kanë probleme të prekshme, që u duhet dhënë zgjidhje sa më e shpejtë. Përmendim:- domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve të përbashkëta të zhvillimit ekonomik, të tërheqjes së investimeve të huaja, të ndërtimit real të tregut energjetik të njësuar, luftën e përbashkët kundër monopoleve, vonimin e fillimit të punës së Bursës së Energjisë, nevojën e lëshimit të certifikatave të njësuara fitosanitare, shmangien reale dhe pengesat korruptive në dogana, parashikimin e investimeve të përbashkëta buxhetore në sektorë strategjikë të ekonomisë, infrastrukturës, krijimin  e tregut të njësuar të punës, etj”, thuhet në deklaratë..

Reagimi i plotë

Konfindustria vlerëson, se marrëveshjet ndërqeveritare të nënshkruara nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës në takimin e zhvilluar në 2 tetor 2020 në Tiranë, nuk kanë prekur, duke anashkaluar problematika të mprehta, që janë të pranishme dhe pengojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare. Përmendim, që në disa raste problematikat thelbësore ekonomike kanë marrë pamjen e një lufte tregtare të mirëfilltë. Në thelbin e tyre marrëveshjet e nënshkruara ishin sipërfaqësore dhe nuk shënuan hapa të qenësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Konfindustria vlerëson, se edhe 2,3 marrëveshje të natyrës ekonomike, nga 14 marrëveshje në tërësi të nënshkruara në takimin e Tiranës, ishin vetëm të tipit deklarativ afatgjatë si psh e transportit hekurudhor. Gjithashtu, një pjesë e tyre ishin të paqarta dhe kishin nevojë për shpjegime sqaruese për bizneset. Përmendim marrëveshjet e lehtësimit të zbatimit të procedurave doganore, të shmangies së tatimit të dyfishtë, etj.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria dhe Kosova në ekonomi kanë probleme të prekshme, që u duhet dhënë zgjidhje sa më e shpejtë. Përmendim:- domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve të përbashkëta të zhvillimit ekonomik, të tërheqjes së investimeve të huaja, të ndërtimit real të tregut energjetik të njësuar, luftën e përbashkët kundër monopoleve, vonimin e fillimit të punës së Bursës së Energjisë, nevojën e lëshimit të certifikatave të njësuara fitosanitare, shmangien reale dhe pengesat korruptive në dogana, parashikimin e investimeve të përbashkëta buxhetore në sektorë strategjikë të ekonomisë, infrastrukturës, krijimin  e tregut të njësuar të punës, etj.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria dhe Kosova mund të përfitojnë nga krijimi i tregjeve rajonale ekonomike, përfshi edhe të ashtuquajturin “minishengen ballkanik” dhe tregum e BE, vetëm nëse do të ndërtojnë sa më shpejt Tregun e Përbashkët Kombëtar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore