Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

130 mln euro të tjera për mbylljen e Unazës së Madhe, ARRSH hap tenderat

130 mln euro të tjera për mbylljen e Unazës së Madhe, ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderat me vlerë totale rreth 130 milionë euro për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Madhe, që e bëjnë këtë vepër investimin më madhor në infrastrukturë në dy vitet e ardhshme.

Në total, tenderat janë ndarë në 7 lote, ku tre prej tyre janë nga ish-rrethrrotullimi Shqiponja te Lumit i Tiranës me një kosto rreth 61 milionë euro dhe gjatësi rreth 3 kilometra dhe katër lote të tjerë nga Sauku deri në Lumin e Tiranës me vlerë rreth 67.7 milionë euro, ku një pjesë e punimeve nga Sauku në Shkozë është realizuar. Gjatësia totale e këtyre loteve shkon në rreth 11 kilometra.

Përfundimi i këtyre punimeve do të bëjë përmbylljen e Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt infrastrukturor madhor i përfolur prej të paktën fillimit të viteve 2000 mijë, por i zvarritur ndër vite dhe akuzuar për tendera korruptivë, sidomos në aksin nga Pallati me Shigjeta te ish-Rrethrrotullimi Shqiponja.

Në këtë pjesë të ndarë në tre lote me një gjatësi totale rreth 2.2 kilometra, ARRSH duke e çuar koston e 1 kilometri rreth 20 milionë euro. Po në këto shifra duket se do të jetë kostoja edhe për tre lotet nga ish-Rrethrrotullimi Shqiponja-Bulevardi i Ri, ndërsa kostoja për katër lotet e tjera ulet disi.

Hapja e këtyre tenderave ishte njoftuar për në muajin shtator, por ARRSH ka publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik këtë të martë ftesën për ofertë nga kompanitë e interesuara, që kanë një muaj kohë të dorëzojnë ofertat e tyre. / Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore