Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Zbuloni sa milionë njerëz ndoqën “Eurovision"-in këtë vit, ja kush janë tifozët më të mëdhenj

Zbuloni sa milionë njerëz ndoqën “Eurovision"-in

Organizatorët nga Bashkimi Europian i Radios dhe Televizionit (EBU), ka njoftuar se këtë vit e kanë ndjekur “Eurovision 2021” 183 milionë njerëz.

E përkthyer në në përqindje, është katër herë më shumë se finalen e mëparshme të “Eurovision 2019”.

Duket se EBU është e kënaqur nga fakti se festivali është ndjekur shumë edhe nga grupmosha 15 deri në 24 vjeç. Sipas EBU, shikimi u rrit në 52.8 për qind, shtatë herë më shumë se dy vjet më parë.

Gjithashtu bëhet e ditur se java e “Eurovision”, e cila përfshin dy gjysmëfinale, u shikua nga 50.6 milionë njerëz nga 234 vende në kanalin zyrtar “Youtube”, ose 28 për qind më shumë se në vitin 2019.

“Ne jemi të entuziazmuar që audienca është kthyer në Eurovision në një numër kaq të madh dhe ne jemi krenar për këtë,” tha producenti ekzekutiv Martin Osterdahl.

Ndërkohë bëhet e ditur se në Itali, shtetin fitues, rreth 4.3 milionë njerëz ndoqën finalen, shifra më e madhe në 10 vitet e fundit.

EBU ka raportuar se në Holandë, vendin pritës shikueshmëria ishte prej 78.5 për qind.

Por askush nuk mund të përputhet me tifozët më të mëdhenj të Eurovision, Islandezët, të cilët përsëri kishin “pjesën” më të madhe me përqindjen më të madhe të shikuesve.

Kujtojmë se çmimin e parë në festivalin e këngës e rrëmbeu Italia, e cila u përfaqësua nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

Vendin e dytë e mori Franca me 499 pikë dhe i treti doli Zvicra me 432 pikë. Zvicra u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj, i cili i mrekulloi të gjithë me vokalin e tij.

Shqipëria, e përfaqësuar denjësisht nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore