
Yuri Kim takon shkrimtarin e madh Ismail Kadarenë: Kënaqësi që folëm për...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur një takim tejet të veccantë me shkrimtarin e madh të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja amerikane, e cila ka zbuluar se ka folur mbi shqiptarët dhe rolin e tyre dhe identitetin europian të tyre.
Në fakt ky është edhe një prej librave të Kadaresë mbi identitetin europian të shqiptarëve.
“Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi në 2006. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Kënaqësi për ta bërë këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës", shkruan Kim në rrjetet sociale.
Libri që hapi debat Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve". Debati nisi nga një "sprovë", një libërth i Kadaresë që arsyetonte rreth Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve.
Fragment nga libri
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit evropian, popull themeltar në rrafshin e tij, ashtu siç është pranuar gjuha shqipe nga gjithë gjuhëtarët e mëdhenj, si një ndër dhjetë a dymbëdhjetë gjuhët bazë të kontinentit.
Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet "Turqia evropiane".
Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trakoilirëve. Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Së paku tri qytete kryesore të saj, me jetë të pandërprerë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, kanë afërsisht një moshë me Romën.
Kadare’s “Identiteti evropian i shqiptarëve” is as compelling today as it ëas ëhen he published it in 2006. As ëe look to the future, the European identity of the Albanians is more relevant than ever. Pleasure to have this discussion in person ë/one of Europe’s greatest thinkers. pic.tëitter.com/STtZZ0CBbY
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 14, 2021

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar (Foto)
Historia e plotë >
Ndahet nga jeta aktorja e famshme greke
Historia e plotë >
Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta skulptori i njohur shqiptar (FOTO)
Historia e plotë >


Zyrtare/ Ukraina në luftë, “Eurovision 2023” do të zhvillohet në...
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur
Historia e plotë >
Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh

Keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat
Aktualitet




