Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Yuri Kim lexon Maya Angelou te Qendra Kombëtare e Librit

Yuri Kim lexon Maya Angelou te Qendra Kombëtare e Librit

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka qenë e pranishme në një aktivitet kushtuar letërsisë afro-amerikane, në kuadër të #Shqipërialexon dhe #lexomemua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Muaji shkurt është muaji i historisë afrikano-amerikane dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së nderon historinë dhe arritjet e afrikano-amerikanëve dhe feston kontributin e tyre në diplomacinë amerikane.

Përballë studentëve të Fakultetit të Letërsisë, Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si dhe disa autorëve të rinj shqiptarë, ambasadorja Kim ka zgjedhur të lexojë poezinë e Maya Angelou “Përsëri ngrihem”.

Poema, e cila është dhe një himn ndaj forcës dhe guximit për t'u ringritur në jetë pas çdo sfide, për të ecur përpara edhe më fuqishëm, është interpretuar nga ambasadorja si një nga poemat e saj të preferuara nga Angelou, një autore e rëndësishme e letërsisë amerikane. “Mund të gëzohesh se po më braktise/ Se nga dhimbja e gjitha po mpihem/Ti mendon se po më shkel me këmbë/ Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem”, disa nga vargjet e kësaj poeme.

“Letërsia gjithnjë ka shërbyer për të emancipuar dhe bërë më të bukur botën njerëzore. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka si mision të tregojë rëndësinë që ka libri në edukimin e një shoqërie, jetën e një vendi. Historia afro-amerikane është një histori frymëzimi në rrugën drejt lirisë. Autorja ime e preferuar është pjesë e kësaj letërsie, ajo është Toni Morrison dhe është kudo ku unë jam, në muret e shtëpisë sime, në zyrë, në mendime, dhe sot në bluzën time dhe të studentëve këtu”, tha drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli.

Ambasadorja tregoi para të rinjve se është përpjekur të lexojë Lasgush Poradecin, dhe është e mahnitur me vargjet e tij.

Studentët lexuan vargje dhe pjesë nga autorë si Toni Morrison, Langston Hughes, Amanda Gordman, James Baldwin, Gwendolyn Brooks, Robert Hayden etj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore