Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Vuante nga një sëmundje, ndërron jetë këngëtarja e famshme italiane

Vuante nga një sëmundje, ndërron jetë këngëtarja e

Ka ndërruar jetë këngëtarja e madhe italiane, Milva, e quajtur ndryshe si “Pantera e Goros”. Mediat italiane shkruajnë se ajo ka humbur jetë në shtëpinë e saj në Milano.

Ka qenë vajza e këngëtares së ndjerë, Martina Corgnati, ajo që ka konfirmuar lajmin e trishtë për “Ansa”. Sipas saj, Milva kishte pak kohë që vuante nga një sëmundje dhe fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me të.

 Njëkohësisht e bija ka shpjeguar se familja po merret me organizimin e ceremonisë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Milva-s.

Po kush është Milva?

Maria Ilva Biolcati, lindi më 17 korrik 1939, interpretuese historike e këngës italiane. Ajo gëzoi suksesin botëror duke marrë pëlqimin e veçantë, si dhe në Itali, gjithashtu në Gjermani. Gjithashtu ka publikuar edhe albume të shumta në Francë, Japoni, Greqi, Spanjë dhe Amerikën e Jugut.

Ajo ka marrë nderimet më të larta si Chevalier i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit të Republikës Franceze (Paris, 11 Shtator 2009), Komandant i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane ( Romë, 2 qershor 2007), Oficer i Urdhrit të Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë ( Berlin , 2006) dhe Oficer iOrdre des Arts et des Lettres (Paris, 1995).

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore