
Vikena Kamenica në Francë për shfaqjen e radhës: Më ka marrë malli pafund për vajzën!
Vikena Kamenica prej disa ditësh ndodhet në Francë për shfaqjen e saj të radhës që do të luhet në teatrin e operës "Metz Metropole". Bëhet fjalë për operën "Madam Butterfly" të Giacomo Puccinit, ku Vikena interpreton rolin e Suzukit, me të cilën është prezantuar edhe më herët në Tiranë.
Mezzosopranoja jonë do të jetë në skenë me emra të tjerë të huaj të muzikës klasike si Francesca Tiburzi apo Beatrice Venezi. Ajo është duke zhvilluar prova intensive gjatë këtyre ditëve nën masat e sigurisë duke qenë se jemi në situatë të vështirë të pandemisë.
Në Francë janë marrë masa shtesë në për shkak edhe të rritjes së rasteve të të prekurve nga koronavirus, duke mbyllur kufijtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera jashtë BE-së.
Në një lidhje Skype për “Wake Up”, ajo rrëfeu vështirësitë që hasi për të shkuar deri atje.
“E pashë që Franca po kalonte në krizë, aplikova për vizë. Jam ndjerë shumë keq në atë periudhë dhe e mendova të mbyllur e thashë që kjo nuk do bëhet. Është një përshtatje e këndshme, sepse unë kam pasur fatin që ta këndoj ‘Madam Butterfly’ me Ermonela Jahon në Shqipëri. Që kur filluan provat e para, më erdhën si deja vu të gjitha provat e shfaqjet që kemi realizuar me të.
Kasti është shumë i mirë, drejtuesit janë shumë të përzgjedhur. Ndihem shumë me fat. Është bërë një përshtatje që nga orkestra, është reduktuar dhe është bërë përshtatje muzikore për një orkestër më të vogël. Eksperienca është e bukur. Jo çdo e keqe shkon për keq, por njeh edhe forma të tjera të të realizuarit të operës”, tha Vikena.
Sa i përket vajzës, ajo rrëfeu se i ka lënë përgjegjësi të mbajë macen. Ndërsa bashkëshorti bën batuta sa herë flasin duke i treguar macen: “jam me këtë gjënë me lesh këtu”.
“Pafund. Ta them me fjalë, nuk kam thënë asgjë. U tregova pak e zgjuar. Malli e ka marrë jashtë mase, por i thashë që unë s’jam dhe ka marrë përgjegjësi që të kujdeset për macen. (Për bashkëshortin) Sa herë që po e pyes çfarë po bën, thotë ja kam këtë me lesh këtu”, u shpreh Vikena.








Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


