Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Video/ Ziçishti, fshati që theu tabutë dhe solli civilizimin që sot ende (nuk) kemi

Video/ Ziçishti, fshati që theu tabutë dhe solli civilizimin

Njihuni me fshatin më “europian” në Republikën e Shqipërisë/ Ziçishti në Devoll, si një vend kaq i vogël arriti të thyej tabutë dhe të sjellë civilizimin që ende (nuk) kemi? - Fshatrat e Shqipërisë

Ilnisa Agolli, na udhëton drejt Devollit, një vend që të fton t’i hidhesh në krahëror sapo shkel. Një natyrë që e ka qëndisur Zoti. Me njerëz mikëpritës e bujar që të frymëzojnë. Fshati ku lindi muzika, tradita me kitarë e këngë vijon njësoj dhe sot edhe pse kanë mbetur pak njerëz.
Ziçishti është një fshat i vogël, në këmbë të malit të Moravës, që fushën e bukur me lumin e Devollit në mes, e ka shtruar përpara vetes si sofër të begatë.
Dy janë vlerat më të mëdha të këtij vendbanimi të hershëm, personalitetet e shquara me dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare si: Peshkopi i Korçës(1937-1939) Evllogj Kurila dhe profesor i teologjisë në universitetin e Athinës,

Koste Çekrezi ( 1892-1959) ; ambasadori i parë shqiptar në Washington (1919-1922) diplomat, historian, politikan dhe gazetar, figura e tretë madhore e shqiptarëve të Amerikës, pas Konicës dhe Nolit, dhe i katërti shqiptar që mbaroi Harvardin më 1918-ën.
Këtu ka pesë kisha. Njëra më e bukur se tjetra. Agolli, na i tregon të gjitha në programin “Fshatrat e Shqipërisë”.

Vlera me e madhe janë dhe vajzat e Ziçishti dhe gratë...
Bukuria e tyre, fisnikëria, sharmi dhe kënga e serenatës i ka bërë ato një nga pasuritë më të vyera të fshatit.

Nëse hyn nëpër portat e ziçishtarëve do të gjesh aty një kitarë të varur në mur, që pret. Natyrisht, bashkë me harenë e ushqimin tradicional që të shtrohet tryezës, ku nuk të vjen të ikësh më prej andej. Ndiqe me vëmendje dhe kuptoni arsyet se e vetmja fuqi në këtë botë për të sjellë liri dhe kulturën e tolerancës për civilizimin e popullit është njeriu. Vetëm ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore