Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

VIDEO/ Bie suvaja pas shfaqjes në Shkodër, plagoset në trup aktori, pamje nga vendngjarja

VIDEO/ Bie suvaja pas shfaqjes në Shkodër, plagoset në trup

Një incident i frikshëm ka ndodhur pasditen e djeshme menjëherë pas shfaqjes së teatrit “Migjeni”, të quajtur “Anmiku në Shtëpi” e Ernest Koliqit.

Një copë muri u shkëput nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe goditi në trup aktorin Nikolin Ferketa, i cili mori një dëmtim, por është jashtë rrezikut për jetën.

Aty afër ishin edhe fëmijë të vegjël, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje.

Sipas Star Plus TV, shpeshherë është ngritur alarmi për ndërtesat e vjetra që nuk kanë asnjë lloj sigurie në Shkodër dhe në total janë të paktën 28 të tilla. Institucionet vijojnë të heshtin ndaj kësaj problematika ndërsa kalimtarët janë të rrezikuar gjithmonë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore