Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Vera andrron detin”/ Premiera e filmit mbi pabarazinë gjinore

“Vera andrron detin”/ Premiera e filmit mbi pabarazinë gjinore

Filmi “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi u shfaqet premierë të shtunën për publikun kryeqytetas.

Filmi ka pasur premierën botërore në Venecia. Lufta e Verës për pronën familjare shpalos një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht . Në film luajnë: Teuta Ajdini, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut  dhe Shqipërisë.

Në rolin e Verës, Teuta Ajdini rrëfen se filmi  është një portret intim por edhe universal i një gruaje, e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Filmi ka rrëmbyer çmimin Golden Sun për filmin më të mirë në edicionin e 21-të të Festivalit Evropian të Filmit CINEDAYS,në Shkup të Maqedonisë së Veriut. /Top Channel/

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore