Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Vendim i papritur/ Maqedonia njofton se nuk do marrë pjesë në “Eurovision”, ja arsyeja

Vendim i papritur/ Maqedonia njofton se nuk do marrë pjesë në

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në festivali ne këngës “Eurovision”, në vitin 2023.

Vendimi është marrë për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin, dhe shpenzimet që do përdoreshin për këtë do të shfrytëzohen nga qeveria për të përballuar krizën energjetike.

“Një vendim i tillë është në interesin më të mirë të qytetarëve, duke pasur parasysh rritjen e kostove për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit të Shërbimit Publik, si dhe rritjen e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrjen e " Eurosong 2023”, që deri vitin e kaluar ishte 39,143.00 euro, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të jetë më i lartë. Ky vendim do të mundësojë kursimin e mjeteve që duhet të ndahen për qëndrimin e delegacionit maqedonas në Liverpul, ku po mbahet “Eurosong 2023”, njoftoi MRT.

Nga ana tjetër, Maqedonia do të jetë pritëse e dy netëve gjysmë finale të këtij festivali.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore