Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Vejusha e Zezë ankohet: Karakterin tim e hiperseksualizonin!

Vejusha e Zezë ankohet: Karakterin tim e hiperseksualizonin!

Scarlett Johansson ka kritikuar "hiperseksualizimin" e karakterit të saj Black Widow në filmin e Marvel, Iron Man 2.

Vejusha e Zezë, aka Natasha Romanoff u shfaq për herë të parë në filmin e vitit 2010.

"Po të kthehemi pas në kohë te Iron Man 2 vërtet ishte argëtues si film dhe vërtet kalova shumë momente të shkëlqyera gjatë xhirimeve, por personazhi është kaq i seksualizuar, e dini?" i tha aktorja Collider.

"Në të vërtetë flitej sikur ajo (Vejusha e Zezë) të jetë një copë mishi, një pasuri, ose një send apo çfarëdo tjetër", vijoi aktorja.

Vejusha e Zezë është bërë një figurë e rëndësishme në Marvel Cinematic Universe, duke u shfaqur në shtatë filma dhe do të luajë në filmin e parë kushtuar këtij personazhi muajin tjetër.

Duke folur për evolucionin e personazhit, aktorja tha se ajo u trajtua si "një copë mishi" në fillim.

"Toni [Stark, i luajtur nga Robert Downey Jr] madje i referohet asaj si copë mishi në një moment, kur thotë dua ca edhe unë. Ndoshta në atë kohë në të vërtetë mund të ndihej si një kompliment”, tha Johansson.

Ajo shtoi se vetëvlerësimi e saj ishte "ndoshta ishte i zbehtë ndaj këtij lloji të komentit" - në lidhje me pamjen e saj fizike - në atë kohë, por tani thotë se e ka të plotë atë, që prej momentit që u bë nënë.

"Unë jam duke e pranuar më shumë vetveten dhe e gjithë kjo që them ka të bëjë me atë për largimin e atij lloji i hiperseksualizimit të këtij karakteri", tha ajo.

36-vjeçarja gjithashtu vuri në dukje se si gjërat "po ndryshonin tani" për aktoret e reja femra në vazhdën e lëvizjes #MeToo.

Filmi i ri Black Widow fillimisht do të dilte në treg në maj të vitit 2020, por ai u shty për shkak të Covid. Tani do të dalë në 7 korrik në Britaninë e Madhe dhe Irlandë dhe dy ditë më vonë në SHBA.

Filmi i ri nuk është një histori e origjinës, por vjen para ngjarjeve të dy filmave të fundit Avengers, Infinity dhe Endgame.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore