
Vdes “Zhos Profesionisti” / Jean-Paul Belmondo ndërron jetë...këtë herë me të vërtetë
Jean-Paul Belmondo, aktori francez që fitoi famën ndërkombëtarisht me filmin “Breathless”, të regjisorit Jean-Luc Godard, ndërsa për publikun shqiptar mbahet mend për rolin e tij në filmin “Profesionisti” ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Lajmi është dhënë për AFP-në nga avokati i aktorit francez. Belmondo, që nga francezët thirrej Bebel ishte një prej yjeve më të mëdhenj të kinemasë franceze në vitet ’60-’70, që me portretin e ashpër dhe asimetrik shihej si kontrast i rivalit-bashkëpunëtor, Alain Delon.
Ashtu si Delon, Belmondo ishte protagonist në gjeneratës që ngriti në nivelet më të larta globale kinematografinë europiane.
I lindur në vitin 1933 në një lagje të pasurish të Parisit, si djali i skulptorit Paul Belmondo, Jean ndoqi arsimin në një seri shkollash e institucionesh elitare, por asnjëherë nuk shkëlqeu në to. Ishte më shumë i interesuar për sportin, sidomos boksin ku si adoleshent nisi një karrierë amatoreske në këtë sport.
Tuberkulozi e detyroi që të hiqte dorë nga kjo karrierë dhe të shfaqte më shumë interes për aktrimin. Në vitin 1952 aplikoi dhe ndoqi studimet në Akademinë e Arteve Dramatike.
Pas diplomimit karrierën e nisi në teatër, ndërsa ekranin e nisi me hapa të vegjël me role dytësore, kur u pa nga regjisori Godard. Ky i fundit nuhati talentin e tij, duke i dhënë udhë një bashkëpunimi disavjeçar, që do t’i ngjiste në majat e sukseseve që të dy.
Publiku shqiptar e mban mend për rolin e tij në filmin “Profesionisti”, prodhim i vitit 1981 i regjisorit Georges Lautner. Filmi i zhanrit aksion thriller bëri bashkë edhe disa emra të tjerë, si Enio Morricone, që kompozoi kolonën e famshme zanore “Chi Mai”.
“Profesionisti” luhet rreth një agjenti të shërbimeve sekret franceze, Josselin (Zhos) Beaumont (Jean-Paul Belmondo) që gjatë një misioni për të vrarë një udhëheqës afrikan me emrin Njala tradhtohet nga politika dhe eprorët e tij. Pas shumë vuajtjesh nëpër gjykata e burgje, “Profesionisti” arrin që të arratiset dhe të eleminojë disa prej eprorëve të tij, ndërsa kërkon që ta përfundojë misionin e vrasjes së udhëheqësit afrikan, por pak para se ta kryejë këtë mision, vritet nga agjentët sekretë francezë.

Ndahet nga jeta aktorja e famshme greke
Historia e plotë >
Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta skulptori i njohur shqiptar (FOTO)
Historia e plotë >


Zyrtare/ Ukraina në luftë, “Eurovision 2023” do të zhvillohet në...
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndërron jetë dirigjenti i njohur, i biri zbulon amanetin e tij
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >