Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Vdes aktori i njohur kosovar

Vdes aktori i njohur kosovar

Në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Lumnije Mikullovci. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka humbur jetën në orën 00:20.

 “Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

Vdes aktori i njohur kosovar

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Vdes aktori i njohur kosovar

Politikanë, artistë e familjarë kanë ngushëlluar për vdekjen e tij. “Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kac?anikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë. Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllime familjes Mikullovci dhe te? gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij!”, ngushëlloi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Vdes aktori i njohur kosovar

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore