
U përjashtua për 10 vjet nga Oscars, aktori i famshëm i jep të drejtë Akademisë
Aktori i famshëm, Will Smith, është përjashtuar nga ceremonia e ndarjeve të Çmimeve Oscars për 10 vite, pas incidentit me komendianin, Chris Rock. Por ai mund të mbajë çmimin që fitoi si “Aktori më i mirë”.
Pavarësisht se e konsideroi të papranueshëm dhe të dëmshme sjelljen e aktorit, që godit me shuplakë komedianin, Akademia e filmit doli në përfundimin se nuk ka përse i hiqet e drejta për të mbajtur çmimin.
Çmimin e madh e fitoi për performancën e jashtëzakonshme në rolin e babait të dy tenisteve të famshme, Venus dhe Serena Williams.
Ndërkohë lidhur me vendimin e marrë për të, 53-vjeçari është shprehur se e respekton vendimin e Akademisë, ndërsa pranon plotësisht pasojat e sjelljes së tij.
Kujtojmë se aktori amerikan goditi komedianin Rock pasi ky i fundit bëri shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, e cila vuan nga alopecia, sëmundje që shkakton rënien e flokëve.
Më pak se një orë pas kësaj ngjarjeje, Will Smith mori çmimin për “Aktorin më të mirë” për rolin në filmin “King Richard”.
Akademia tha se në kohën kur Smith goditi Rock, Akademia nuk kishte qenë e përgatitur që ta trajtonte siç duhet situatën e paprecedentë dhe kërkoi falje për këtë gjë. Kjo organizatë po ashtu falënderoi komedianin Rock që u tregua i përmbajtur “nën rrethana të jashtëzakonshme”.

“BET Awards 2022”, lista e plotë e fituesve
Historia e plotë >

Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisorja e njohur
Historia e plotë >
EMRI/ Shuhet poeti dhe rapsodi i mirënjohur, pena e ndritur e Labërisë
Historia e plotë >




Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla
Aktualitet

Pushuesit shokohen në Durrës, deti nxjerr një të vdekur
Historia e plotë >


