Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

U largua nga Shqipëria i armatosur, Gjergj Pali tregon historinë e tij: Në trup kisha lëndë plasëse...

U largua nga Shqipëria i armatosur, Gjergj Pali tregon historinë e

Gjergj Pali është artist pamor bashkëkohorë shqiptarë. Ai ka lindur në Shkodër, por prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku ka zhvilluar edhe karrierën e tij artistike. Gjergji është djali i Zef Palit, autorit të tekstit Luleborë.

Por si ka nisur historia e tij?!

Ai është arratisur nga Shqipëria në kohën kur Shqipëria ishte akoma në regjimin komunist, duke i dhënë liri artit të tij në një vend tjetër. Gjergji në Amerikë ka ndërtuar galerinë e tij të cilën e menaxhon së bashku me gruan dhe djalin.

Gjergji jetoi mes dy botesh, asaj që ka krijuar gjithë këto vite ne SHBA dhe dashurisë dhe mallit që ka për atdheun duke ruajtur kështu me fanatizëm dhe dashuri çdo traditë dhe kontakt me Shqipërinë.

U largua nga Shqipëria i armatosur, Gjergj Pali tregon historinë e

Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se për çfarë e merr malli më shumë në Amerikë. “Për miqtë dhe mëhallën”, tha ai duke qeshur.

Ndërsa i pyetur se si ndihet kur kujton kohën kur është larguar nga Shqipëria, Gjergji tha se “është diçka shumë emocionale”.

“Për një periudhë të gjatë kam patur një post çrregullim nga stresi. Stresi më i madh është përgatitja e saj, depresioni ka qenë shumë i madh.  Faleminderit Zot çdo gjë shkoi mirë, nuk ndodhi gjë. Duket si aventurë, por nuk është ashtu. Se lë vendin tënd, të dhemb shpirti”, tha ai.

U largua nga Shqipëria i armatosur, Gjergj Pali tregon historinë e

Ky i fundit shtoi se me vete ka patur armë dhe lëndë plasëse në trup. “Unë kisha lëndë plasëse në trup pasi ushtari mbushi automatikun në kufi, e ti duhet të mbrosh veten dhe familjarët se ishim 12 persona. Ishte një incident i vogël që kaloi pa probleme shumë”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore