Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“U largove shpejt”, aktorë e këngëtarë mesazhe ngushëllimi për Koço Devolen: Një boshllëk në të qeshurën tonë (FOTO)

“U largove shpejt”, aktorë e këngëtarë mesazhe

Mëngjesin e sotëm ndërroi jeta një nga legjendat e humorit shqiptar, Koco Devole. Aktori ndërroi jetë pas një beteje me Covid-19.

Lajmi i trishtë ka prekur gjithë shqiptarët si dhe ata që kanë patur fatin që ta njohin nga afër apo edhe të luajnë me të. Politikanë, këngëtarë e aktorë të njohur kanë reaguar pas lajmit për vdekjen e Devoles.

“U largove shpejt”, aktorë e këngëtarë mesazhe

Aktorja e njohur e humorit, Mariana Kondi ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me kolegun e saj.

“U largove koleg, u largove shpejt! Mbas teje dhe ne të vendi pa gënjeshtra! Lamtumirë”, shkruan Mariana në foton ku shfaqen të dy duke qeshur.

“U largove shpejt”, aktorë e këngëtarë mesazhe

Edhe këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata ka reaguar për vdekjen e Koço Devoles. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga filmi ‘Dy gisht mjalt” ku ka luajtur përkrah aktorit të humorit, me një zemër të thyer. Më pas ka shkruar dhe një mesazh ngushëllimi me fjalët më prekëse.

“U largove shpejt”, aktorë e këngëtarë mesazhe

“Hidhërimi është kaq madh…Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje…U prehsh në paqe mjeshtër!”- shkruan Elvana.

“U largove shpejt”, aktorë e këngëtarë mesazhe

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, i ka dedikuar disa fjalë në “Instagram” aktorit të ndjerë, Koço Devolo. Ai ka postuar edhe një foto të tij.

“Një boshllëk në të qeshurën tonë. Një yll që u shua! Lamtumirë Koço Devole, pusho në paqe”, janë fjalët e zgjedhura nga Kallaku.

“U largove shpejt”, aktorë e këngëtarë mesazhe

Gjithashtu aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka postuar një fotografi me Devolen në “Instagram” dhe i dedikon disa fjalë të ndjera.

“Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithë jetën tënde na dhurove kënaqësi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit tënd. Faleminderit për gjithçka mjeshtër. Udhëto i qetë për në botën tjetër, njerëz si ti nuk harrohen kurrë. U prefsh në paqe Artist”, shkruan Deda.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore