Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

U kualifikua për finalen e "Eurovision"-it/ Anxhela Peristeri: Jemi vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë

U kualifikua për finalen e "Eurovision"-it/ Anxhela Peristeri:

Anxhela Peristeri është këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021”. Ajo është ngjitur në skenën e madhe të festivalit mbrëmjen e djeshme, ku ka shkëlqyer me performancën e saj të zjarrtë.

E sigurisht që ka arritur që të fitojë zemrën e publikut evropian, e si pasojë është kualifikuar e para për në finalen e madhe në Roterdam. Ndërkohë pas lajmit të bukur për kualifikimin në finale dhe pas përfundimit të natës së dytë gjysmë finale, këngëtarja e njohur shqiptare i është përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp të medieve.

Për çdo shtet ka tre pyetje, një nga gazetarët e vendit konkurrues, mediat ndërkombëtare dhe ato online.

Pyetja e gazetares shqiptare: Si ndihesh, pasi ishe e vetme në skenë dhe ja dole që e gjithë Europa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?

Peristeri: Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!

U kualifikua për finalen e "Eurovision"-it/ Anxhela Peristeri:

Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar me Poloninë: Si është “Karma” jote tani?

Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte: Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”.

Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.

U kualifikua për finalen e "Eurovision"-it/ Anxhela Peristeri:

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja e dashur për publikun do të performojë këngën e saj “Karma”, të kompozuar nga Kledi Bahiti me tekst të Olti Currit në mbrëmjen e të shtunës (22 maj 2020).

Shtetet e tjera që janë kualifikuar për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore