Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

'Tinguj që dua'/ Solistja Irvi Gjata sjell sot në Ministrinë e Kulturës koncertin e saj recital

'Tinguj që dua'/ Solistja Irvi Gjata sjell sot në

Në orën 18:30 ditën e sotme, në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Kulturës do të mbahet një koncert recital.

“Tingujt që dua” titullohet shfaqja e organizuar nga nga solistja Irvi Gjata dhe pianisti e kompozitori Kristi Bello.

Në një lidhje Skype me emisionin “Breaking” në Top News më herët ditën e sotme, vetë Irvi Gjata foli më gjatë rreth këtij koncerti.

“Ky koncert lindi si ide, pasi unë këtë vit dhe diplomohem dhe bashkë me diplomën doja të tregoja një përmbledhje 3 vitesh studimi. Ky koncert ka një program që është  përgjedhur pikërisht nga këto 3 vite studimi dhe përfshin këngë nga periudha antike deri në periudhën moderne. Në program është edhe një pjesë trio, unë do të luaj në piano bashkë me një violiniste dhe një çeliste. Në fund të koncertit do ketë një këngë të lehtë të kompozuar nga Kristi,” tha Gjata.

Solistja tregoi se në koncert do të jetë i pranishëm stafi akademik i universitetit dhe familjarë e rrethi i saj shoqëror.

Koncerti do të zgjasë rreth 50 minuta dhe Gjata tha se zgjodhi Ministrinë e Kulturës për ta zhvilluar pasi sipas saj ka një sallë të përshtatshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore