
Teatri Kombëtar dhe Migjeni kundër Çmimeve Kult: U bëjmë thirrje artistëve të distancohen nga ky çmim
Çdo vit, Akademia Kult mban eventin e rëndësishëm të ndarjes së Çmimeve Kult. Artistët shqiptarë vlerësohen në të gjitha zhanret e artit dhe krijimtarisë në vendin tonë.
Në çdo 11 kategori të artit zgjidhen të nominuarit dhe pastaj një juri e nderit vendos për fituesit e çdo kategorie.
Por duket se me këtë event të ndarjeve të Çmimeve Kult nuk është dakord Teatri Kombëtar si dhe Drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka.
Sipas një deklarate të Teatrit Kombëtar, ai prej vitesh po përballet me një shkelje flagrante të ligjit "Të së drejtës së autorit" nga shoqata e quajtur "Akademia Kult".
“Kjo shoqatë asnjëherë nuk e ka marrë mundimin të kërkojë leje nga institucionet publike dhe nga individët artistë, për të përdorur veprën e tyre artistike dhe personalitetin artistik të gjithsecilit. Fatkeqësisht ky çmim nuk ka qenë një inkurajim për njerëzit e artit dhe kulturës, përkundrazi ka qenë një realitet i gënjeshtërt, shpeshherë edhe me abuzime të turpshme në kurriz të veprës artistike dhe personalitetit të individit pjesëmarrës. Përgjithësisht çmimi është shpërndarë sipas interesave, kapriçove të drejtuesve të kësaj shoqate, duke krijuar realitete false për sa i përket vlerave që ofron sot tregu artistik”, thuhet në deklaratën e Teatrit Kombëtar.
Madje shton se “çdo vit i kemi komunikuar “Akademisë Kult”, mos përfshirjen e shfaqjeve të Teatrit Kombëtar në edicionin e tyre të përvitshëm por gjithmonë përgjigjja e tyre ka qenë arrogante, duke vazhduar të mos përfillin kërkesën tonë”.
Por sipas Teatrit Kombëtar, ata asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje për këtë shkresë si dhe ata kanë vazhduar të përdorin veprat e TK-së.
“I bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës dhe partnerëve financiarë të kësaj shoqate, të distancohen nga njohja dhe mbështetja financiare e saj. Gjithashtu, Teatri Kombëtar i bën thirrje të gjithë artistëve, të çdo zhanri, të distancohen nga ky çmim i gënjeshtërt, duke mbrojtur dinjitetin e tyre profesional dhe vlerat e vërteta të artit dhe kulturës shqiptare”, thuhet në deklaratën e TK-së.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka, ka kritikuar publikisht Çmimet Kult për përfshirjen në to të shfaqjes së Migjenit “Zona e Pritjes”.
Sipas Gjekës, arsyeja është se nuk ka besim në to sepse shfaqja e ngjitur në skenën e Migjenit nuk është ndjekur nga organizatorët dhe për këtë arsye do gjykohet pa e parë.
Në komentet e bëra në faqen zyrtare të çmimeve Kult, drejtoresha e Teatrit Migjeni, sqaron se mes trupës dhe Akademisë Kult ka pasur bisedime por në fund të tyre nuk është rënë dakord që shfaqja e teatrit të Shkodrës të jetë pjesë e listës për Regjinë më të mirë. Gjeka thotë se “nuk duam të gjykohemi mbi bazë thashethemesh”.
“Nuk keni të drejtë të nominoni shfaqje të Teatrit Migjeni Shkodër. Kemi qenë shumë të qartë në këtë vendim. Nuk kemi besim në këto çmime. Prandaj mos na detyroni të ndjekim rrugë tjera”, ka thënë Gjeka.
Ndërkohë Revista Kult i është përgjigjur: “Ky nuk është festival dhe as konkurs ku njerëzit, autoret apo artistet paraqesin materialin e tyre. Ky është një aktivitet që vlerëson prurjet e një viti në botën e artit. Nëse shfaqja juaj ka dalë në publik, secili nga publiku del dhe thotë gjithçka për shfaqjen. Juria Kult ka votuar dhe ka nxjerrë që shfaqja në fjalë është një nga 6 më të mirat e vitit. Faleminderit, Akademia Kult”.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >