Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Të vaksinuarit me AstraZeneca nuk lejohen në koncertin e Bruce Springsteen

Të vaksinuarit me AstraZeneca nuk lejohen në koncertin e Bruce

Në teatrin “Broadway” të Nju Jorkut, të vaksinuarit me dozat e AstraZenecas nuk do të lejohen. Koncerti i parë me publik do të mbahet nga Bruce Springsteen, ekipi i të cilit tha se për të respektuar protokollet e sigurisë do të lejohen që ta ndjekin vetëm publiku që është vaksinuar me një nga vaksinat e autorizuara nga autoritetet amerikane.

Organizatorët e 'Springsteen në Broadway' njoftuan të martën mbrëma se shfaqja, e cila do të fillojë të mbahet më 26 qershor për t'u bërë e para që do të rihapet në Broadëay pas shpërthimit të pandemisë, do të kërkojë vaksina të njohura nga FDA. Deri më sot, FDA ka autorizuar vaksinat nga Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.

Toronto Star titulloi artikullin e tij "Burn in the U.S.A.", duke perifrazuar një nga këngët më të njohura të artistit amerikan. Vendet që kanë përdorur vaksinën AstraZeneca përfshijnë Kanadanë, Australinë, Francën, Finlandën, Gjermaninë, Italinë, Indonezinë dhe Spanjën, ndër të tjera.

Springsteen në faqen e internetit të Broadway thotë se anëtarët e audiencës mbi moshën 16 vjeç duhet të vaksinohen plotësisht dhe 14 ditë pas dozës përfundimtare të Pfizer-BioNtech, Moderna, ose Johnson & Johnson.

Fëmijët nën 16 vjeç duhet të shoqërohen nga një i rritur i vaksinuar dhe gjithashtu duhet të japin dëshmi të një testi negativ të shpejtë Covid-19 të kryer brenda 6 orëve nga fillimi i shfaqjes, ose një test negativ Covid-19 PCR të kryer brenda 72 orëve nga fillimi i shfaqjes. Organizatorët thonë në këtë njoftim se kjo rregullore është e imponuar nga rregullat në fuqi kundër Covid-it në Nju Jork.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore