Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Të rinjtë po ndryshojnë Ballkanin Perëndimor

Të rinjtë po ndryshojnë Ballkanin Perëndimor

Viti 2021 ishte shumë i suksesshëm për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Ne ndërmorëm të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme, në kuadër të kompetencës sonë, me qëllim që t’i mbajmë të rinjtë në fokusin e qeverive tona.

Një nga veprimet më të rëndësishme ishte sigurisht pjesëmarrja jonë në nisma dhe takime të nivelit të lartë si ai i Procesit të Berlinit ku përfaqësohen interesat e të rinjve.


Çelësi i suksesit në të gjithë Ballkanin Perëndimor është respekti, besimi dhe bashkëpunimi.

Një Ballkan Perëndimor ndryshe është i mundur, një rajon në të cilin të rinjtë punojnë, qëndrojnë, përparojnë dhe krijojnë një të ardhme më të mirë, varet nga të gjithë ne nëse institucionet, qeveritë, shkollat, shoqëria civile apo mediat për të përballuar këtë sfidë së bashku me të rinjtë.

Na takon neve të krijojmë një realitet më të mirë.

Albert Hani, Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s, deklaroi: “Të rinjtë tanë janë bërthama e ndërtimit të shoqërive të qëndrueshme dhe paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe ata ndajnë shumë të përbashkëta, përderisa shpresat dhe vlerat e tyre në të gjithë rajonin janë të lidhura ngushtë.”

Kur bëhet fjalë për politikat rinore këto nuk mund të krijohen pa të rinjtë.
Njerëzit e rinj duhet të konsultohen dhe t’u ofrohet një mundësi e barabartë në tavolinë kur zhvillohen politikat drejtuar të rinjve.

Albert Hani shtoi: “Të rinjtë janë aktorët qendrorë të ndryshimit, jo vetëm në procese të pajtimit dhe bashkëpunimit të të rinjve, por në të gjitha aspektet e jetës sonë. Ajo që duhet të bëjmë është rritja e aktiviteteve për të rinjtë dhe dhënia më shumë hapësirë.

Kjo nuk duhet të bëhet vetëm nga RYCO, por edhe nga qeveritë, institucionet arsimore, media dhe shoqëria civile. Vetëm nëse i lejojmë të rinjtë të lulëzojnë në mënyrën e duhur, do të shohim frytet e potencialit të tyre të madh.”

Gjatë vitit 2021, RYCO mbështeti 12 projekte rajonale rinore me vlerë 330,00 euro.

I njëjti numër i projekteve të sipërmarrjes sociale u mbështet përmes projektit RISE në kuadër të të cilit u hap një cikël i ri përmes të cilit RYCO po punon me pothuajse 130 sipërmarrës socialë të rinjë.

Në kuadër të projektit të madh për shkëmbimet shkollore i cili ishte i hapur, 30 nga pothuajse 140 propozime të shkollave që janë dorëzuar do të përzgjedhen për t’u mbështetur në ditët në vijim.

Përveç këtyre aplikantëve që do të mbështeten në udhëtimin e tyre të shkëmbimit, më shumë se 200 vullnetarë patën mundësinë të merrnin pjesë në festivale të ndryshme që u organizuan brenda një programi të ri rajonal për shkëmbimet vullnetare.

Rezultatet e shkëlqyera për ta janë se ata të gjithë fituan përvojë dhe njohuri dhe krijuan miqësi të reja duke udhëtuar nëpër rajon, i cili është thelbi i të gjitha aktiviteteve dhe qëllimeve të RYCO.

Një nga aktivitetet që sigurisht do të jetë një mbështetje e fortë në zhvillimin e lidhjeve të reja të rinisë nga Ballkani Perëndimor është platforma dixhitale për të rinjtë ‘Hajde.media’.

Kjo platformë është nisur zyrtarisht më 8 dhjetor 2021, gjatë një takimi ministror rajonal për të rinjtë dhe arsimin dhe në bashkëpunim me 12 fakultetet e gazetarisë nga BB6.
Duke ndarë përvojat e tyre, të rinjtë do të fitojnë njohuri dhe informacione të dobishme rreth mundësive profesionale dhe ngjarjeve në rajon.

Rezultatet nga pjesëmarrja e 500 personave, që filluan me konsultimin e 24 të rinjve vendas dhe 58 intervista të bëra me partnerë, palë të interesuara, organizata rinore, institucione arsimore dhe politikanë të rinj si dhe 6 fokus grupe me grupe vulnerabël, konsultime rajonale me nxënësit e shkollave, organizata rinore ombrellë dhe komunitetin e biznesit – ishte zhvillimi i një strategjie të re për 2022-2024.

Në përfundim të procesit të gjerë të konsultimeve, Forumi Strategjik final me partnerët kryesorë kontriboi në finalizimin e kësaj strategjie që do të zbatohet në dy vitet e ardhshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore