
Sot finalja e madhe e “Eurovizion 2023” në Liverpool! Të huajt të fiksuar me këngën shqiptare
Fansat e Eurovizionit janë sot në ethe pasi mbahet finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest.
Pjesë e finales është edhe Shqipëria, e cila u kualifikua e para me këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi të cilët ndezën skenën në natën e gjysmë finales. Ata dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre “Duje” në gjuhën shqipe në Liverpool, ku u kualifikuan të parët për në finale.
Njerëzit vlerësuan kryesisht motivet tradicionale, vokalin e Albinës dhe sinkronizimin e zërave të anëtarëve të familjes Kelmendi. Në Instagram, TikTok apo Youtube postimet për Shqipërinë arritën miliona kilime duke kryesuar.
Liverpool është këtë vit mikpritës i Eurovizionit në vend të Ukrainës – që megjithëse fituese në 2022-n për shkak të luftës nuk e zhvillon festivalin e këngës. Shqipëria pjesëmarrëse në finale del në skenë e 10-ta natën e së shtunës me një këngë etno-pop që i kaloi dy pengesat – gjysmëfinalet e para, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest ishte në tërësi më e qetë se e para. Në një kohë që të martën gati në secilën këngë-performancë kishte “act party”, të enjten dolën më shumë solistë në skenë pa bujë, të mbështetur vetëm nga efektet e dritave. Vendet që prezantuan këngë të tilla qeta duket se nuk e patën të lehtë.
37 vende shkuan në Liverpool për një nga shout më të mëdhenj të muzikës në botë. Motoja e këtij viti “United by music” – edhe skena simbolizon një përqafim.



Çfarë ndodhi? Tina Turner thyen rekorde një ditë pas vdekjes së saj
Historia e plotë >





Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >