Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Sopranoja shqiptare merr gjithë vëmendjen në “Cardiff Singer of the World”, BBC publikon performancën e saj (VIDEO)

Sopranoja shqiptare merr gjithë vëmendjen në “Cardiff

Konkursi prestigjioz, “BBC Cardiff Singer of the World” është rikthyer këtë vit në kryeqytetin e Uellsit. 16 interpretues të rinj të operas në botë garojnë për çmimin e parë të këtij eventi të rëndësishëm.

Pjesë e “BBC Cardiff Singer of the World” është edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi. Ajo ka bërë  një interpretim fantastik për të cilin ka raportuar edhe BBC.

Kjo e fundit madje ka publikuar në faqen zyrtare edhe performancën e Kajtazit.

Sopranoja shqiptare merr gjithë vëmendjen në “Cardiff

“Elbenita Kajtazi nga Republika e Kosovës, duke performuar ‘Dieu! Quel frisson’ nga ‘Roméo et Juliette’”, ka shkruar ndër të tjera BBC në përshkrimin e performancës së saj.

Kujtojmë që “BBC Cardiff Singer of the World” është një konkurs për këngëtarët e operas që mbahet çdo dy vjet. Gara filloi për herë të parë nga BBC Wales në vitin 1983.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore