Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Sondazhi/ Poema e Shekspirit votohet si më e mira e të gjitha kohërave

Sondazhi/ Poema e Shekspirit votohet si më e mira e të gjitha

Soneti i 18-të i Shekspirit , i njohur si "A të krahasoj me një ditë vere", është votuar si poema më e mirë e shkruar ndonjëherë në të gjitha kohërat.

Sondazhi mbarëkombëtar, i porositur në kuadër të Ditës Kombëtare të Poezisë më 7 Tetor, zbuloi se poema e dytë më e dashur ishte Daffodils nga William Wordsëorth, e cila mori 10 përqind të votave .

Korbi, një poezi narrative e shkruar nga shkrimtari amerikan Edgar Allen Poe në 1845, doli në vendin e tretë me 9 përqind të votave.

Studimi zbuloi gjithashtu se 1 në 10 të rritur pohojnë se mund të recitojnë me besim poezi të famshme dhe tetë përqind e të anketuarve raportuan se kanë shkruar poezi romantike për të dashurin/ën.

Trashëgimia Shekspirit është e pashoqe: veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë dhe studiohen nga gjysma e nxënësve të botës. Një prej bashkëkohësve të tij, Ben Jonson, ka thënë: "Shekspiri nuk është i një kohe, por ai është për tërë epokat". Ai jeton sot në gjuhën, kulturën dhe shoqërinë tonë dhe përmes ndikimit të tij jetëgjatë në arsimin tonë.

Shekspiri luajti një rol vendimtar në formësimin e anglishtes moderne duke ndihmuar që ajo të bëhet gjuhë e botës. 

Sonet 18 - A të krahasoj me një ditë vere?

Të të krahasoj me një ditë vere?
Por, ti je më e ëmbël, më e bukur.
Erërat shkundin gonxhet e majit
dhe vera ikën kaq e shkurtër.
Syri i parajsës shpesh nxehtë shkëlqen,
por nganjëherë ja sheh arin mbuluar
dhe vrenjtja e botës bukurinë ja rrëmben,
rastësisht nga natyr’ e lodhur, munduar.
Por vera jote kurrë nuk do venitet,
as do humbasë bukurinë që të përket,
s’do krenohet vdekja se ti rend mes hijesh,
në vargun tim përjetësia të pret.
Sa kohë njerëzit rrojnë e syri sheh
Sa herë vargjet të thuhen, ti aty je.

Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore