
Skandali me logon e re të TOB/ U mor plagjiaturë për 10 euro në internet, profesori i njohur: Turp i madh
Një skandal i vërtetë ka përfshirë Teatrin e Operas dhe Baletit me logon e re. TOB vendosi të ndërmerrte një konkurs për logon e re dhe kompania fituese u shpërblye me 18 milionë lekë të vjetra.
Rezultati? Logoja e re e TOB është marrë në sajtin Freepik.com dhe është e kopjuar nga ky sajt. Ajo ka kushtuar vetëm 10 euro, aq vlen abonimi në një sajt të tillë.
Janë ndryshuar ngjyrat dhe është kthyer pak në një krah. Kompania fituese ka bërë dhe shpjegimin e logos, por duket qartë se është e marrë nga interneti. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta nga artistët dhe specialistët e fushës.
I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel për të folur rreth kësaj ngjarje ishte, prof.asc. i Universiteteve të Arteve, Ardian Isufi, i cili ka qenë i pari që ka denoncuar këtë rast.
“Është bërë e qartë nga të gjithë, ne kemi shumë dizajnë që e konstatojnë menjëherë plagjiaturën. Kemi të bëjmë me një proces përzgjedhje që lë shumë për të dyshuar deri në përfundim. Reagimi i TOB është shumë skematik, nuk i përgjigjet kërkesave të kohës”, tha Isufi.
Sipas tij, duhej që fillimisht të kishte një para komision që të shikonte logot pjesëmarrëse në konkurs dhe më pas t’ia dërgonin komisionit të fundit.
“Ky proces nuk është bërë dhe kjo është pjesë e fenomenit. Është shumë e lehtë ta kuptosh se është plagjiaturë, e ke në Free.com dhe të del imazhi. E rëndësishme është se kur flasim për një simbol kaq të rëndësishëm, duhet që institucionet ti kenë parasysh të gjitha. Ligji ecën në njërën anë, dhe njerëzit në anën tjetër. Duhej të kishte ekspertë të fushës në fillim, të kalonte në lupën e tyre dhe më pas të kalonte te juria. Është një turp i madh kjo logo”, tha profesori.

Ermal Meta fiton vendin e tretë në Sanremo 2021
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sekuestrimi i 16 mijë kile heroinë, si funksionon linja e trafikut të dr...
Historia e plotë >
Përçahet Nisma Thurje/ Shabani e promovoi një muaj më parë, doktori i nj...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >