
“Sipërmarrësit e Diasporës”, seri dokumentarësh në Top Channel: Historitë e shqiptarëve që ndërtuan biznese në botë
“Sipërmarrësit e Diasporës” seri dokumetarësh me shqiptarë që kanë ndërtuar biznese në shtete të ndryshme të botës. Një projekt i cili do të tregojë historinë e jetës së sipërmarrëve shqiptarë, sfidat në emigrim, si edhe etapat e zhvillimit të biznesit. Dokumentarët do të gjurmojnë historinë, nga fëmijëria, emigrimi, e deri në ditët e sotme. Pjesë e dokumentarëve do të jenë shumë nga familjarët, miqtë, bashkëpuntorët e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e biznesit në vendet ku ato jetojnë dhe zhvillojnë biznesin.
Frymëzuar nga dokumentarët e sipërmarrësve të sukseshëm në mbarë botën, ky projekt do të jetë i ngjashëm me prodhimet ndërkombëtare, do të transmetohet në Top Channel në dy gjuhë shqip dhe anglisht. Historitë e suksesit duke nisur nga zero e shqiptarëve sipërmarrës në botë do të shfaqen reale, dhe do të mund të kuptohet se suksesi dhe njohja vijnë vetëm si rezultat i punës së madhe dhe sfidave të shumta. Ky projekt do të jetë dhe një promovim për çdo sipërmarrës shqiptarë për të dëshmuar suksesin e tyre jasht venlindjes.
Xhirimet do të realizohen në çdo shtet ku shqiptarët zhvillojnë biznesin e tyre, për të dëshuar histori frymëzuese, histori jete, të shqiptarëve të sukseshëm që kanë kthyer pasionin e tyre në një biznes të suksesshëm jashtë vendlindjes. Të patrembur nga dështimi, shqiptarë të shumtë kanë ngritur biznese dhe kanë dëshmuar aftësitë madhore duke e përtërirë imazhin e biznesit që kanë ndërtuar dhe duke e ngritur në nivel të barabartë me kompani e biznese vendase. Zonja dhe Zotërinj shqiptarë të suksesshëm janë të shumtë tani në botë, të gjithë ata janë të denjë, të respektuar, të cilët po shijojnë suksesin dhe po motivojnë shumë të rinj duke i shërbyer progresit.
Na kontaktoni në website e Top Channel http://aplikime.top-channel.tv/sipermarresit/
Si dhe në [email protected]
Top Channel televizioni që bashkon të gjithë shqiptarët!

“BET Awards 2022”, lista e plotë e fituesve
Historia e plotë >

Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisorja e njohur
Historia e plotë >
EMRI/ Shuhet poeti dhe rapsodi i mirënjohur, pena e ndritur e Labërisë
Historia e plotë >




Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




