
“Si u martua me minorenen” / Ish-bashkëpunëtori “tradhton” në gjyq këngëtarin e famshëm
Një ish-ndihmës në turnetë për këngëtarin amerikan të rrymës R&B, R. Kelly ka dëshmuar se ai ka korruptuar një punonjës të qeverisë në vitin 1994 për të marrë një kartë identiteti të rreme për Aaliyah, në atë kohë 15-vjeçare në mënyrë që ata të martoheshin.
Demetrius Smith tha se ai pagoi 500 dollarë për një ID të falsifikuar të për Aaliyah, që 15-vjeçarja të martohej me Kellyn, atëherë 27 vjeç. Smith pranoi të dëshmojë pasi autoritetet i dhanë imunitetin nga ndjekja penale.
Kelly është duke u gjykuar i akuzuar për abuzim seksual, shantazh dhe ryshfet. Ai i ka mohuar akuzat.
Duke folur në gjyqin e këngëtarit të premten në Brooklyn, Neë York, Smith tha se vendimi për të marrë dokumentin u mor nga "bashkëpunëtorët" e Kelly, pasi Aaliyah kishte thënë se ishte shtatzënë.
Ai tha se kur e vuri në dyshim idenë, duke vënë në dukje se adoleshentja, emri i plotë i të cilit ishte Aaliyah Dana Haughton, ishte "shumë e vogël", ai u pyet nga R. Kelly se "në anën e kujt isha".
Smith, 65 vjeç, i tha gjykatës se ai pastaj në zyrat e gjendjes civile dhe pagoi më 30 gusht të 1994 500 dollarë që t’i lëshohej karta e identitetit e rreme dhe më pas akti martesor.
Certifikata, e rrjedhur në atë kohë, tregonte moshën e Aaliyah si 18 vjeç. Martesa u anulua muaj më vonë.
Aaliyah vdiq në një aksident ajror në 2001, në moshën 22 vjeçare. Albumi i saj debutues, Age Ain't Nothing But a Number, u prodhua dhe u shkrua nga R. Kelly.
Kelly, 54 vjeç, emri i plotë Robert Sylvester Kelly, po gjykohet gjithashtu si udhëheqës i një skeme dy-dekadëshe ku ai rekrutonte gra dhe vajza të mitura për seks. Nëse ai dënohet për të gjitha pikat, ai mund të dënohet me disa dekada burg.
Prokurorët kanë pohuar se këngëtari ka përdorur truproja, shoferë, avokatë dhe kontabilistë për të mbuluar krimet e tij të dyshuara dhe ka korruptuar viktimat duke i fotografuar dhe filmuar duke bërë seks dhe më pas duke kërcënuar se do t’i lëshojë kasetat.
Ai ka qenë në burg për dy vitet e fundit dhe u transferua në qershor në Brooklyn nga Çikago për gjykim.

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar (Foto)
Historia e plotë >
Ndahet nga jeta aktorja e famshme greke
Historia e plotë >
Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta skulptori i njohur shqiptar (FOTO)
Historia e plotë >


Zyrtare/ Ukraina në luftë, “Eurovision 2023” do të zhvillohet në...
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur
Historia e plotë >
Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh

Keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat
Aktualitet




