Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Si e transformoi George Michael muzikën Pop

Si e transformoi George Michael muzikën Pop

Kur George Michael publikoi albumin e tij të dytë solo, “Listen without Prejudice Vol 1”, në shtator të vitit 1990, ai nuk po u kërkonte fansave që të përqafonin një person të ri magjepsës.

Por në një farë mënyre, ai po përpiqej që të bënte diçka po aq të guximshme; donte të hidhte poshtë imazhin mashtrues që kishte krijuar për veten e tij si një nga yjet më të njohur të viteve 1980.

Tani ai dëshironte që t’i tregonte botës më shumë, se kush ishte ai në të vërtetë. “Sot mënyra se si e luaj lojën duhet të ndryshojë", këndoi ai në single-in e dytë mahnitës të albumit Freedom! ‘90, një këngë që producenti Mark Ronson e ka përshkruar si një "kryevepër funk groove" dhe "Mona Lisa".

Si e transformoi George Michael muzikën Pop

Në të njëjtën këngë, Michael kishte dhe refrenin mjaft lutës: “Unë thjesht shpresoj se e kuptoni – ndonjëherë veshja nuk e bën burrin”. Ndërsa videoklipin e shoqëroi teksa digjte xhaketën e tij prej lëkure, të cilën e kishte nga fushata e albumit “Faith” tre vite më parë.

Sidoqoftë, në një deklaratë artistike tipike kontradiktore, videoja në të cilën ai u kërkonte fansave që ta përqafonin atë të ri, më autentik, paraqiti pesë supermodele të mëdha të epokës - Naomi Campbell, Linda Evangelista, Tatjana Patitz, Christy Turlington dhe Cindy Crawford - por asnjë paraqitje të shkurtër të vetë artistit.

Si e transformoi George Michael muzikën Pop

Siç vëren me dinakëri kantautori Leo Kalyan, Freedom! ‘90 ka “një nga videot muzikore më ikonike të të gjitha kohërave - pavarësisht nga mungesa e George Michael në të”. Në të vërtetë, Michael refuzoi të shfaqej jo vetëm në videot muzikore të “Listen without Prejudice Vol 1”, por edhe në koverin e albumit të tij.

Megjithëse ishte ende vetëm 27 vjeç, ai tashmë kishte ndikim në industrinë e muzikës për të bërë pikërisht siç i pëlqente.

E teksa albumi “Listen without Prejudice Vol 1” bën 30 vjeç këtë muaj, tani njihet gjerësisht si një klasik modern i pop-it. Në shtator të vitit 2017 u dha një film dokumentar për këngëtarin, i cili në atë kohë kishte vetëm 10 muaj që kishte ndërruar jetë.

Si e transformoi George Michael muzikën Pop

Ribotimi i “Freedom” e ktheu albumin në krye të listave në Britaninë e Madhe, 27 vite pasi u bë për herë të parë numri një. Me këngë të sofistikuara të pop-it të ndikuara nga The Beatles (Heal Pain) dhe The Rolling Stones (Waiting fort that day) apo edhe të tjera, tregoi copat e Michael si këngëtar i shpirtit. Shihet në retrospektivë si albumi që çimentoi me sukses pozicionin e tij si një maestro pop, jo një kukull e thjeshtë e pop-it.  

Por kur doli për herë të parë në shtator të vitit 1990, kjo introspektivë e thellë dhe kryesisht e dobët, ishte një rrezik masiv për këngëtarin i cili ishte bërë një super yll global, duke krijuar hite vezulluese. Ishte gjithashtu hera e parë që Michael, djali i lindur në veri të Londrës nga një pronar restoranti Qipriot grek dhe një valltare angleze, lejoi që lumturia e tij personale të binte në ambicien e tij të vrullshme profesionale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore