Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Shumë duhanpirje nëpër filma, aktivistët i kërkojnë qeverisë franceze që të mos i financojë

Shumë duhanpirje nëpër filma, aktivistët i

Aktivistët kundër duhanpirjes i kanë kërkuar qeverisë franceze që të ndalojë financimin e projekteve kinematografike, në skenat e të cilëve shfaqen personazhe duke tymosur cigare.

Sipas aktivistëve, kinemaja franceze është akoma e varur nga shfaqja e pirjes së duhanit në ekran dhe në këtë përfundim ka mbërritur një studim që ka shqyrtuar një numër të lartë filmash të dy dekadave të fundit.

“Pirja e duhanit merr 2.6 minuta kohë në ekran mesatarisht për film, ekuivalenti i gjashtë reklamave televizive”, tha Lidhja Franceze Kundër Kancerit.

Gati gjysmë shekulli pasi yje si Jeanne Moreau dhe Brigitte Bardot u shfaqën joshëse në ekran duke tymosur një cigare gjatë asaj që njihet si epoka e re e kinematografisë franceze, 90 për qind e filmave francezë vijojnë ende të përmbajnë skena të duhanpirjes.

Një sondazh midis të rinjve francezë zbuloi se gati 60% i konsideronin skena të tilla si një nxitje për të pirë duhan. Pirja e duhanit është ulur në Francë vitet e fundit, por përshkrimi i tij në filma ka mbetur i spikatur.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore