Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Shuhet Pirro Mani/ Mesazhi prekës i Elton Dedës: Çfarë trishtimi! Do të jem mirënjohës...

Shuhet Pirro Mani/ Mesazhi prekës i Elton Dedës: Çfarë

Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Pirro Mani ka prekur të gjithë komunitetin e artistëve. 

Këngëtari Elton Deda ka postuar një mesazh tejet prekës kushtuar ndarjes nga jeta të aktorit të njohur dhe regjisorit Pirro Mani, babai i partneres së tij, Jola Mani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Deda pohon se do t’i jetë mirënjohës për dashurinë që i dha, ndërsa theksoi se madhështia e tij nuk ka fund.

"Fluturo tashmë me ënjgjëjt babai i Teatrit. Ke sjellë shumë gëzime në jetën time. Dhe çfarë trishtimi solli sot. Do të të jem mirënjohës për gjithçka, për dashurinë që më dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Jolës, por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë kurrë fund vepra dhe pasuria që na le! Qofsh i parajses babi Piro!', shkruan këngëtari i njohur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore