
Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe akademiku i njohur
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari i njohur shqiptar Luan Starova. Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij në një status në rrjetet sociale. Blerina Starova shkruan se shkrimtari i njohur do të përcillet në banesën e fundit ditën e nesërme në Butel.
“Na le pa fjalë dhe me kujtime të paharrueshme babi Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot ndërroi jetë gjyshi, bashkëshorti dhe babai ynë Luan Starova.
Varrimi do të jetë nesër më 25. 02.2022 në varrezat në Butel, ndërsa falja në Xhaminë e Çairit në Namazin e Xhumasë. Për shkak të pandemisë, të pame nuk do të ketë”, shkruan Blerina Starova.
Edhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave Vaso Tole ka bërë një reagim duke shkruar se vepra që la pas Starova e përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të votës është pavdekësia e tij.
“Shkrimtari i shquar, miku dhe akademiku Luan Starova u nda fizikisht nga jeta. Ngushëllimet më të thella bashkëshorte Gëzimes, vajzave, miqve, kolegëve dhe lexuesve të shumtë të veprës së Tij, si dhe bashkësisë akademike në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Vepra që la pas e përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës është pavdekësia e Tij, e cila do ta shenjojë emrin e Luan Starovës tek ndër më të medhenjtë shkrimtarë të gjuhës sonë. Amin!”, shkruan Vaso Tole.


Arti në zi/ Ndahet nga jeta artistja e madhe shqiptare
Historia e plotë >
“BET Awards 2022”, lista e plotë e fituesve
Historia e plotë >

Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisorja e njohur
Historia e plotë >
EMRI/ Shuhet poeti dhe rapsodi i mirënjohur, pena e ndritur e Labërisë
Historia e plotë >


Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plago...
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
Karburantet, nuk preken taksat! Shqiptarët do të vijojnë t’i blejnë më shtrenjtë se vendet e rajonit

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...
Aktualitet



Vrasja e Pjerin Xhuvanit, jepet vendimi për 6 efektivët e “Shqiponjave”
Historia e plotë >
