
Shuhet në moshën 79-vjeçare poeti i njohur/ Nipi zbulon amanetin e Çipës: Ishte i sertë, më vonë kuptova vlerën e tij
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti vlonjat, Lefter Çipa. Poeti ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ka lënë pas një krijimtari të gjerë në libra e tekste këngësh.
Puntata e ditës së sotme e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, nisi pikërisht me këtë ngjarje të trishtë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ishte nipi i tij, Akri Çipa, i cili tha se “puna e Lefterit na ka ushqyer me dashuri për poezinë, për këngën shqipe”.
Akri shton se me gjyshin ka patur një lidhje me zhvillim të veçantë. “Ka qenë i sertë dhe kur isha i vogël e kisha “frikë”, por më vonë kuptova vlerën, valencën e tij shpirtërore dhe artistike. Krijuam një marrëdhënie shumë të afërt si në anën artistike ashtu edhe personale”, tha nipi i të ndjerit.
Akri vijoi duke thënë se ikja e tij është një “humbje e madhe për mua, familjen dhe gjithë dashamirësit e tij”.
Gjithashtu nipi rrëfen se si ka qenë gjendja e tij shëndetësore së fundmi. “Për fat të keq ka qenë një periudhë e vështirë, ku ka patur dhimbje fizike. Por ka qenë i qartë dhe i kthjellët edhe në momentet e tij të fundit. Që në fëmijërinë time të hershme e mbaj mend gjyshin vetëm duke shkruar. Edhe në këtë javë të fundit, doli publikimi i tij i fundit më 14 shkurt, me rastin e ditëlindjes sime”, tha ai.
Akri tregoi edhe amanetin e gjyshit. Sipas tij, Lefteri ka kërkuar që të varrosej në Pilur.
“Ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen e tij. Jetoi jetën ashtu siç ai donte, ishte një person me shpirt artisti. Ishte krenar për familjen e vet, fisin dhe gjithë miqtë e tij që i vlerësoi shumë. Mendoj se iku pa asnjë brengë”, përfundoi nipi.

Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Nomadland dhe Borat fitojnë çmimet kryesore në Golden Globes
Historia e plotë >
Plot 5-8 milionë euro/ Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh
Historia e plotë >


Kadare- Kohë për “tërbim”
Historia e plotë >


Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Shifrat e Covid/ Shkurti, muaji më i errët i pandemisë në Shqipëri

Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

