
Shqiptarja Anita Likmeta, ndër 50 italianët më frymëzues në Evropë në inovacion
Një shqiptare mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë në fusha të ndryshme të shkencës dhe inovacionit.
Anita Likmeta "rrëmben" një tjetër çmim, pas atij të Startupitalia ku u vlerësua si një nga 150 gratë më të pandalshme në Itali në inovacion.
34-vjeçarja shqiptaro-italiane me origjinë nga Durrësi, e larguar drejt Italisë në moshën 11 vjeç ja ka dalë mbanë të shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startupeve.
Në artikullin të kësaj të hëne, me titull "Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion", gazeta e njohur italiane "Corriere della Sera" ka publikuar listën me 50 emrat më të njohur në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Evropë.
Anita Likmeta, e natyralizuar italiane por me origjinë shqiptare, është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze Inspiring Fifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.
Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.
Përzgjedhja e Anita Likmetës, sipërmarrëse dhe anëtare e Confindustria Giovani në Itali, u bë nga një juri prestigjioze e përbërë nga Diego Della Valle, (President i Tod's SPA), Luca Colombo (Drejtor i Facebook Itali), Diego Piacentini (Komisioneri qeveritar për transformimin dixhital Italiane dhe Ish Nënkryetar i Amazon), Fabio Vaçarono (ZvPresidente e Google), Silvia Candiani (CEO e Microsoft Italy), Francesca Zarri (Drejtori Teknologjik ENI), Barbara Cominelli (CEO JLL Italia), Carlo d'Asaro Biondo (Nënkryetar Ekzekutiv - Partneriteti, Aleancat Telecom Italia SPA dhe CEO Noovle), Laura Cioli (Drejtor joekzekutiv në Mediobanca, Autogrill, Brembo, Sofina), Ferruçio Resta (Rektor të Politecnico të Milano-s dhe President i CRU (Konferenca e Rektorëve të Universitetet Italiane)), Gianmario Verona (Rektor i Universitetit Boçoni), Giovanna Iannantuoni (Rektore e Universitetit të Milanos Bicoça), Francesco Ubertini (Rektor i Universitetit të Bolonjës), Paola Severino (Zv Presidenti i LUISS), Elisabeth Robinson (Bashkëthemeluese dhe Nënkryetare, Indaco Venture Partners SGR), Raffaele Mauro (Partner i Përgjithshëm, Primo Space Fund), Barbara Poggiali (Anëtare e Pavarur e Bordit të administrim dhe menaxher i lartë) dhe Paola Bonomo (jo drejtor ekzekutiv, këshilltar, investitor).

Ndahet nga jeta aktorja e famshme greke
Historia e plotë >
Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta skulptori i njohur shqiptar (FOTO)
Historia e plotë >


Zyrtare/ Ukraina në luftë, “Eurovision 2023” do të zhvillohet në...
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndërron jetë dirigjenti i njohur, i biri zbulon amanetin e tij
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >