Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Shqipëri - Kosovë, vetëm një çmim kombëtar në letërsi?

Shqipëri - Kosovë, vetëm një çmim kombëtar

Autoritet në Shqipëri dhe Kosovë po diskutojnë për krijimin e një çmimi të përbashkët kombëtar për shkrimtarët në të dy vendet. Ideja për një çmim të unifikuar, do të thotë që të mos të ketë çmime kombëtare në Tiranë e në Prishtinë, por vetëm një çmim të unifikuar kombëtar për dy anët e kufirit.

Ideja u diskutua edhe në takimet që Alda Bardhyli, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Shqipëri pati me zv.ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Sejnur Veshall dhe këshilltari i Ministrit Liburn Jupolli.

”Gjithmonë, saherë ndahen çmimet kombëtare të letërsisë në Tiranë, ka një lloj pakënaqësie nga ana e shkrimtarëve të Prishtinës të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar duke qenë se letërsia shqipe përfshin gjithë hapësirat shqipfolëse ka pasur një dëshirë që këto çmime të jenë të unifikuara, mos të ketë çmime kombëtare në Tiranë e në Prishtinë por të jetë vetëm një çmim kombëtar që përfshin të dy vendet”, ka deklaruar Bardhyli për KultPlus.

Shqipëri - Kosovë, vetëm një çmim kombëtar

Bardhyli thekson se ndodhet në Prishtinë për të takuar përfaqësues të botës akademike dhe librit, por të gjetur hapësira për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

”Duke nisur që nga kalendari i marrëveshjeve kulturore që janë bërë mes Prishtinës dhe Tiranës, mendoj që këtë marrëveshje kanë nevojë të rishikohen ku libri të ketë më shumë hapësirë. Mos të jenë thjeshtë formale por të ketë më shumë hapësirë për librin, të cilat më vonë mund të kalojnë edhe në hapa konkret, duke filluar që nga problemi i taksës së librit në kufi, problemi që librat e Prishtinës nuk i kemi në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, ndryshe nga librat e Tiranës që tashmë i gjen këtu dhe kjo gjë rezulton që lexuesi në Shqipëri ta ketë të vështirë që të komunikojë me librat që botohen në Kosvovë”, ka theksuar Bardhyli.

Shqipëri - Kosovë, vetëm një çmim kombëtar

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore