Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Shpirti i Ujit”, një ftesë për të mbyllur veshët...e për të dëgjuar

“Shpirti i Ujit”, një ftesë për të mbyllur

Portreti gjigant i një gruaje me gishtin tregues të vendosur në buzët e saj është vendosur përballë me Manhattanin e poshtëm, përgjatë Lumit Hudson, si një ftesë për qytetin kaotik që për një moment të ndalet dhe të dëgjojë...tingujt e rrjedhës së lumit e të dallgëve të oqeanit.

"Uji, kur lëviz bën një tingull të veçantë, shumë të veçantë", tha autori i veprës, Jaume Plensa.

Mesazhi i tij përmes portretit të "Shpirtit të Ujit" prej 24 metrash të lartë, që është vepra më e madhe e Plensës deri më sot është "të heshtësh, ... të dëgjosh zhurmën e thellë të ujit që flet”.

Jo qëllimisht ngjyra e zgjedhur është e bardha, ajo të tërheq drejt një pamjeje gjithëpërfshirëse të lumit para një pylli ndërtesash të larta në bregdetin Newport të Jersey-t.

Thirrja për heshtje konkurron me gumëzhimën e motorëve me naftë nga terminali i trenit Hoboken aty pranë, zhurmat e helikopterëve e deri me të qarat dhe të qeshurat e fëmijëve që hipnin në karroca te vendkalimet e lumit.

Këto nuk janë zhurmat që Plensa thotë se vepra e tij e artit synon të përcjellë. Ajo është një ftesë për t’i injoruar të gjitha këto zhurmat e tjera, e për të dëgjuar vetëm ujin.

"Flasim për zhurmën e informacionit dhe mesazheve për ne", tha Plensa në Galerie Lelong Co të Nju Jorkut, ku një ekspozitë e punimeve të reja do të hapet më 29 tetor.

Plensa, 66 vjeç, ishte kontaktuar rreth dy vjet më parë nga LaFrak dhe Simon Property Group për të krijuar këtë vepër.

Ajo është ndërtuar me poliester, tekstil me fije qelqi dhe pluhur mermeri në studion e Plensas në Barcelonë dhe u dërgua në 23 kontejnerë në SHBA.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore